
IZRAEL- Pesë qytetarë shqiptarë, që ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë larguar sot nga Izraeli në mënyrë të sigurt përmes Egjiptit. Ata ndodhen tashmë në Egjipt, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pritet të kthehen së shpejti në Shqipëri. Lajmi u dha nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë.
"Pesë shtetas shqiptarë, të cilët ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë larguar sot shëndoshë e mirë nga Izraeli përmes Egjiptit. Ata ndodhen tashmë në Egjipt, në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të kthehen së shpejti në Shqipëri. Largimi dhe kthimi i tyre u lehtësua nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet ambasadave në Tel Aviv dhe Kajro. Falënderojmë autoritetet izraelite, Ambasadën Greke dhe Ambasadën Bullgare në Tel Aviv, autoritetet egjiptiane dhe Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë në Liban për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre,"-thuhet në njoftim.