
foto ilustruese
BULQIZË- Një minator 51-vjeçar dyshohet se është plagosur teksa punonte në minierën e Bulqizës, në zonën D. Mësohet se minatori, Arben Kuka ndodhet në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Njoftimi:
Ne spitalin e Bulqizës, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi A. K., 51 vjeç, banues në fshatin Dushaj, me profesion armator në një subjekt minerar, i cili paraprakisht dyshohet se është dëmtuar gjatë procesit të punës në këtë subjekt. Për shkak të dëmtimeve, 51-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Poll