Aktualitet

Pësoi arrest kardiak, ndërron jetë minatori në galerinë e kromit në Bulqizë

Sipas Policisë, minatori pësoi arrest kardiak.

I.F
Pësoi arrest kardiak, ndërron jetë minatori në galerinë
Foto ilustruese

BULQIZË- Një minator ka humbur jetën në një nga galeritë e kromit në Bulqizq. Minatori 64-vjeçar Sokol Toçi, ka ndërruar jetë brenda galerisë, ndërsa sot ai u rikthye në punë pas pushimeve të vitit të ri. 64-vjeçari u dërgua në spitalin e Bulqizës, por ndërroi jetë. Sipas Policisë, minatori pësoi arrest kardiak.

“Me datë 06.01.2025, rreth orës 07.40, në hyrje të galerisë tek një subjekt minerar, shtetasi S.T., 64 vjeç, dyshohet se ka pësuar atak kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti”, njofton Policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB