Aktualitet

I dënuar për “masakrën e Çolës”, Aleksandër Llanaj izolohet për herë të dytë në regjimin “41-biss”

Ministria e Drejtësisë urdhëroi që ai të vendoset në Regjim të Posaçëm për një vit në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të sigurisë së lartë, Peqin.

I.F
I dënuar për “masakrën e Çolës”,
Aleksandër Llanaj

TIRANË- Aleksandër Llanaj, i cili është i dënuari për “masakrën e Çolës” është izoluar për të dytën herë në regjimin e “41-biss”. Ministria e Drejtësisë urdhëroi që ai të vendoset në Regjim të Posaçëm për një vit në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të sigurisë së lartë, Peqin.

"– Më datë 09.02.2017, me vendimin Nr. 79 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, është dënuar me 8 muaj burgim për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”, parashikuar nga neni 324/a/1 i Kodit Penal.

– Më datë 06.12.2019, me vendimin Nr. 620 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, është dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Rebelimi i të burgosurve”, parashikuar nga neni 270/2 i Kodit Penal.

– Më datë 20.01.2021, me vendimin Nr. 27 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, është dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Rebelimi i të burgosurve”, parashikuar nga neni 270/1 i Kodit Penal.

– Më datë 10.02.2023, me vendimin Nr. 79 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, është dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për veprat penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP” dhe “Organizimi i llotarive të palejuara”, parashikuar nga nenet 324/a/2 dhe 197/1 të Kodit Penal", thuhet në njoftim.

Masakra e Çolës ndodhi në prill të vitit 2015, kur pas një sherri në kazino mbetën të vrarë Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj. Policia arrestoi si autorë të kësaj ngjarje të rëndë Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Berti Aliaj. Gjykata e Vlorës e dënoi Aleksandër me 35 vite burgim për kryerjen e veprave penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer ndaj dy ose më shumë personave, në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. /ZËRI

Poll

MOS HUMB