Aktualitet

Gjendja e Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos vijon të jetë kritike

Sipas mediave greke, gjendja e tij është përkeqësuar prej ditës së djeshme.

I.F
Gjendja e Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos vijon
Kryepeshkopi Anastas Janullatos

ATHINË- Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos vijon të jetë kritike. Sipas mediave greke, gjendja e tij është përkeqësuar prej ditës së djeshme. Ai ndodhet në spitalin "Evangelismos" në Athinë që prej datës 3 janar. Gjatë ditës së djeshme kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vizitoi kryepeshkopin në spital. Po ashtu edhe Kryepeshkopi Jeronimos i Athinës dhe i gjithë Greqisë shkoi në spitalin “Evangelismos” për ta vizituar.

Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos u shtrua në një spital të Tiranës për shkak të një virusi sezonal, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe më 3 janar u pa e nevojshme transferimi i tij në Athinë. Kështu, ai u dërgua në Greqi që të premten nga një mjet i Forcave Ajrore.

Transporti ajror u krye me një avion C-27 të Forcave Ajrore, ndërsa në krah të Kryepeshkopit ndodheshin një mjek dhe dy pjesëtarë nga ekipi i personelit të FA-ve. Avioni u ul në aeroportin ushtarak të Elefsinës në orën 19:34 të së enjtes mbrëma dhe menjëherë më pas Kryepeshkopi u transferua në njësinë e kujdesit intensiv. Por që nga ajo ditë, gjendja e tij nuk është përmirësuar, por është përkeqësuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB