Aktualitet

Shkak një lidhje dashurie, zbardhet pista që po hetohet për vrasjen e Ramazan Mataj

Mësohet se gjurmët e autorit janë ndjekur përmes një qeni të sofistikuar që ka çuar efektivët deri në një distancë.

I.F
Shkak një lidhje dashurie, zbardhet pista që po hetohet për
Ramazan Mataj

SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i 33-vjeçarit Ramazan Mataj në fshatin Dragoç në Shkodër. Policia po heton një lidhje dashurie që viktima ka pasur. Mataj u ekzekutua me breshëri plumbash 1.2 km larg shtëpisë së tij. Mësohet se gjurmët e autorit janë ndjekur përmes një qeni të sofistikuar që ka çuar efektivët deri në një distancë.

33-vjeçari u gjet dje në mëngjes i vrarë nga banorët e fshatit, të cilët menjëherë lajmëruan Policinë. Dyshohet se autorët kishin vëzgjuar lëvizjen e tij dhe e vranë atë në rrugën kryesore të fshatit, ndërsa bëhet me dije se në zonë nuk ka kamera sigurie. Babai dhe xhaxhai i viktimës dëshmuan se ai nuk ka pasur probleme me asnjë.

Viktima kishte jetuar për afro 1 vit e gjysmë në Belgjikë, bashkë me të vëllain, i cili ndodhet atje, dhe pas kthimit punonte në ndërtim në Malin e Zi. /ZËRI

Poll

MOS HUMB