Aktualitet

Të shtëna me armë në Vlorë

Nga informacionet e para, raportohet se disa persona fillimisht janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin për arsye që ende nuk dihen.

k.m.
Të shtëna me armë në Vlorë
Foto ilustruese

VLORË- Një përplasje fizike ka degraduar në përdorimin e armëve të zjarrit mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur përgjatë bulevardit "Ismail Qemali". Nga informacionet e para, raportohet se disa persona fillimisht janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin për arsye që ende nuk dihen. Më pas, disa prej tyre kanë qëlluar në ajër me armë zjarri.

Por, fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar. Pas sinjalizimit për atë që ka ndodhur, Policia e Shtetit ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Uniformat blu kanë nisur punën për kapjen e protagonistëve të përplasjes dhe zbardhjes së dinamikës së plotë të ngjarjes.

"Në orën 18:36, në sallën operative të DVP Vlorë është marrë një njoftim se në lagjen “Lef Sallata” dyshohet se ka ndodhur një konflikt. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e raportuar, por deri tani nuk janë konstatuar persona të përfshirë në konflikt. Vijon puna për identifikimin e tyre dhe sqarimin e plotë të këtij rasti. Sqarojmë se, në lidhje me një zhurmë të ngjashme me të shtënë me armë zjarri, po kryhen verifikimet përkatëse nga ana e shërbimeve të Policisë,"-bën me dije Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB