
TIRANË- Sot më 6 janar të gjithë besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtojnë Ditën e Ujit të Bekuar. Në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë dhe në të gjithë kishat e tjera ortodokse në vend ka nisur herët në mëngjës mesha për besimtarët.
Po ashtu, celebrimi vijon me hedhjen e kryqit në ujë. Ujërat e të gjithë botës janë të bekuara në 6 janar, pasi Gjon Pagëzori, pagëzoi Jezu Krishtin në ujërat e lumit Jordan. Gjoni shkoi për t’u pagëzuar tek biri i Perëndisë, por Jezu Krishti bëri të kundërtën u pagëzua nga Gjon Pagëzori duke e miratuar këtë proces mirëbërës.
Thuhet se ujërat e lumit Jordan në këtë ditë kthehen mbrapsht. /ZËRI