TIRANË- Tensionet e regjistruara mbrëmjen e sotme përpara Kryeministrisë kanë vijuar me shoqërime në polici. Mes personave të shoqëruar është edhe Dritan Goxhaj, një prej organizatorëve të protestës. Ai është shoqëruar pas përplasjeve të krijuara mes protestuesve dhe forcave të rendit të vendosura përpara godinës së Kryeministrisë.
Së bashku me Goxhajn, në polici janë shoqëruar edhe Arvina Lleshi dhe Kujtim Gjini. Sipas informacioneve të bëra publike, shoqërimi i tyre është kryer në mënyrë të dhunshme. Ndërkohë, Kujtim Gjini raportohet se ka pësuar një dëmtim në dorë gjatë episodeve të tensionuara.
Shoqërimet vijnë pas përplasjeve të forta të mbrëmjes, ku protestuesit u përballën me efektivët e Policisë së Shtetit në përpjekje për të qëndruar pranë hyrjes së Kryeministrisë./ZËRI