Aktualitet

Përplasja me policinë në Prush, “Audi” ishte me targa të vjedhura

Ajo që dihet është se makina bashkë me autorët e ngjarjes, janë larguar në drejtim të Liqenit të Thatë.

F.m
Përplasja me policinë në Prush, “Audi” ishte me targa
Foto ilustruese

TIRANË- Mjeti i personave që u përplasën me armë zjarri me policinë këtë mbrëmje në Prush të Tiranës kishte targa të vjedhura. Ende nuk dihet se kujt i përkasun targa “AA943SG” që i ishin vendosur mjetit tip “Audi” që po kërkohet nga autoritetet. Ajo që dihet është se makina bashkë me autorët e ngjarjes, janë larguar në drejtim të Liqenit të Thatë.

Çfarë ndodhi këtë mbrëmje?

Persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të grabisin një banesë në Prush të Tiranës. Policia është njoftuar në kohë nga të zotët e shtëpisë dhe janë nisur drejt vendngjarjes.

Por, autorët, sapo kanë parë uniformat blu kanë qëlluar në drejtim të tyre. Efektivët e policisë janë kundërpërgjigjur, por nuk ka persona të plagosur. Policia e Shtetit është vënë në ndjekje të grabitësve.

Poll

MOS HUMB