
Foto Ilustruese
TIRANË- Nga përplasja me armë zjarri mes autorëve të një grabitjeje që u tentua të kryhej në një banesë në Prush të Tiranës dhe efektivëve të policisë, nuk ka asnjë të plagosur. ZËRI ka mësuar se policia është njoftuar në kohë nga të zotët e shtëpisë dhe janë nisur drejt vendngjarjes.
Por, autorët, sapo kanë parë uniformat blu kanë qëlluar në drejtim të tyre. Efektivët e policisë janë kundërpërgjigjur, por deri më tani, bazuar në informacionet paraprake, nuk ka persona të plagosur. Policia e Shtetit është vënë në ndjekje të grabitësve, të cilët, pavarësisht të shtënave, janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Poll