Aktualitet

Hodhën 50,000 £ kokainë nga dritarja, dënohen shqiptarët në Britani, njëri mbante partneren në dhomë

Banesa kishte dy dhoma, në njërën qëndronte Gosturani dhe partnerja e tij ndërsa në tjetrën, Tabaku. Kontrolli në dhomën e Gosturanit zbuloi se ai kishte fshehur një tjetër sasi kokaine të pastër me vlerë mbi 30,000 £.

F.m
Hodhën 50,000 £ kokainë nga dritarja, dënohen
Aliver Gosturani dhe Besard Tabaku

BRITANI E MADHE- Aliver Gosturani dhe Besard Tabaku janë dënuar përkatësisht me gjashtë vite dhe gjashtë e gjysmë burg për trafik të lëndëve narkotike. Dyshja u vunë në pranga nga autoritetet britanike së bashku me partneren e Gosturanit, më 3 korrik të këtij viti. Në momentin që panë efektivët, shqiptarët hodhën nga dritarja e banesës 507 gramë kokainë, e cila ishte 90 për qind e pastër, me vlerë rreth 50 mijë paund.

Banesa kishte dy dhoma, në njërën qëndronte Gosturani dhe partnerja e tij ndërsa në tjetrën, Tabaku. Kontrolli në dhomën e Gosturanit zbuloi se ai kishte fshehur një tjetër sasi kokaine të pastër me vlerë mbi 30,000 £.

Në total u sekuestruan 841 gramë kokainë dhe më shumë se 11 mijë paund që u gjetën të fshehura në dollapet e rrobave të shqiptarëve.

I pyetur nga prokurorët, Tabaku tha se paratë ishin të fituara nga puna dhe pretendoi se nuk dinte asgjë për drogën. Por, shenjat e gishtave të tij u gjetën në çantën e mbushur më drogë, gjë që e ‘tradhëtoi’.

Gjyqtari arriti në përfundimin se shqiptarët ndodheshin ilegalisht në Britaninë e Madhe, me qëllimin për tu marrë me trafikun e drogës dhe se nuk ishin vendosur nën presion nga askush.

“Është e qartë për mua që të dy ju po bënit shuma të konsiderueshme parash,”- tha ai.

Partnerja e Gosturanit u lirua, ndërsa të dy shqiptarët u dënuan. 

Poll

MOS HUMB