Aktualitet

Nëna e Diabolikut i shkruan ministrit pas arratisjes së Dorian Petokut: Si e latë të lirë një kriminel të tillë?

Tashmë nëna e Diabolikut kërkon që vendimi i gjyqtarit që praktikisht i dhuroi lirinë Petokut të hetohet nga autoritetet kompetente.

F.m
Nëna e Diabolikut i shkruan ministrit pas arratisjes së Dorian
Dorian Petoku dhe Fabrizio Piscitelli

ITALI- Maria Assunta Piscitelli, nëna e Fabrizio Piscitellit (Diaboliku) që mbeti i vrarë më 7 gusht të vitit 2019 i ka dërguar një letër Ministrit të Drejtësisë, Carlo Nordios, përmes të cilës shpreh indinjatën e saj lidhur me arratisjen e shqiptarit Dorian Petoku, nga institucioni ku ishte vendosur. Nëna e Piscitellit kërkon që ministri Nordios të hetojë mënyrën se si Petoku, një prej të akuzuarve për vrasjen e djalit të saj, arriti të linte qelinë e të dërgohej në një institucion për të luftuar varësinë nga droga  neë Napoli, kudhe përfitoi nga masat e buta të sigurisë dhe u arratis.

Petoku ishte dënuar me 12 vite burg, pasi akuzohej për furnizimin me lëndë narkotike të grupit që kryesohej nga Diaboliku. Pas vrasjes së këtij të fundit, drejtimin e organizatës e mori Fabrizio Fabietti. Tashmë nëna e Diabolikut kërkon që vendimi i gjyqtarit që praktikisht i dhuroi lirinë Petokut të hetohet nga autoritetet kompetente. Po ashtu, nuk lë pa përmendur dhe masat e ulëta të sigurisë në të cilat u mbaj shqiptari në institucionin në Napoli, duke marrë parasysh faktin që autoritetet e dinin se me ç’lloj krimineli kishin të bënin.

Pjesë nga letra:

Unë jam një nënë e moshuar e pikëlluar, e cila ka më shumë se katër vjet që është në pritje të hidhej dritë mbi nxitësit e vrasjes së djalit tim Fabrizio, i vrarë më 7 gusht 2019-të. Ekzekutimi u bë në parkun Acquedotti në mes të ditës dhe në sytë e të gjithë të pranishmëve, përfshirë edhe fëmijë. Zgjedhjet e ndryshme të djalit tim, të cilat shkuan përtej diktateve arsimore të familjes, nuk më pengojnë që t’ju shkruaj dhe të shpreh gjithë indinjatën time për arratisjen e shqiptarit, Dorian Petoku.

Më duket alarmante se si ky individ, pas përpjekjeve të forta për tu ekstraduar në Shqipëri, është vendosur nga një gjyqtar në një komunitet me byzylyk, për të shlyer 12 vitet e tij të dënimit.

A ka vlerë mendimi i prokurorëve të DDA-së që kanë përgatitje dhe njohuri të mëdha për krimin mafioz në Romë apo mendimin e tyre mund ta kundërshtojë një gjyqtar?

Në rastin konkret, a do t’i nënshtrohet shqyrtimit të një organi kompetent një masë e tillë qartësisht joadekuate?.

Çfarë duhet të pres si nënë dhe qytetare që do drejtësi për vrasjen e djalit të saj? Se të gjithë fajtorët, nga ekzekutori e deri te nxitësit, do të shpëtojnë me raporte të dyshimta dhe gjyqtarë të vetëkënaqur?

A duhet të pres të tjera vendime në të ardhmen për të burgosur që dërgohen në vendet e rikuperimit me motivin sepse janë të varur nga droga ose të sëmurë e me probleme të shëndetit mendor?

Në sytë e një ministri drejtësie që është edhe magjistrat, nuk mund të anashkalohet absurditeti i një vendimi të tillë nga një gjykatës dhe as fakti që Roma, ka qenë në duart e mafias kalabreze, Kamorrës, shqiptarëve e nigerianëve.

Edhe pse djali im ishte pjesë e saj dhe kjo për mua është vetëm një burim dhimbjeje e mëtejshme, kjo nuk më pengon të hesht së kërkuari drejtësi. Unë kam shumë besim te magjistratët e DDA-së të cilët e trajtojnë çështjen seriozisht dhe mbi të gjitha i përkushtohen luftës kundër krimit.

Dëshiroj të shpresoj se në kompetencat dhe detyrat tuaja të plota do të dëshironi të konstatoni arsyet e dispozitës së nxjerrë nga ky gjyqtar në favor të Dorian Petokut, i cili sigurisht nuk duket të jetë “narkoman” i varfër, por një i zoti dhe i kthjellët, i arratisur ndoshta duke synuar shmangien e pasojave të masave të tjera gjyqësore.

Poll

MOS HUMB