Aktualitet

Publikohet FOTOJA e Laert Haxhiut brenda burgut grek, transferohet nga Janina në Koridhalo

Haxhiu mban veshur një bluzë ngjyrë blu të errët, ndërkohë që vihet në dukje gjatësia e një prej personave më të rrezikshëm në Shqipëri, i cili siç duket i kalon 190 centimetra.

F.m
Publikohet FOTOJA e Laert Haxhiut brenda burgut grek, transferohet nga Janina
Laert Haxhiu

GREQI- Është publikuar për herë të parë imazhi aktual i Laert Haxhiut, i cili ndodhet në burg në shtetin fqinj. EspressoNews.gr shkruan se Haxhiu është transferuar nga burgu i Janinës në Koridhalo dhe është në pritje të vendimit për tu ekstraduar ose jo drejt vendit tonë.

Në foton e publikuar nga EspressoNews.gr, Haxhiu mban veshur një bluzë ngjyrë blu të errët, ndërkohë që vihet në dukje gjatësia e një prej personave më të rrezikshëm në Shqipëri, i cili siç duket i kalon 190 centimetra.

Laert Haxhiu ka rrëfyer nga qelia se Aldo Bare (Alfred Shkurti) që ndodhet pas hekurave në Shqipëri dhe po vuan dënimin me burgim të përjetshëm ka paguar 1 milion euro për ‘kokën’ e tij. Arsyeja?

“Masakra e Lushnjes”, ngjarje e ndodhur në shtator të vitt 2017. Shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, por të vdekur mbetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.

Laert Haxhiu akuzohet nga autoritetet shqiptare për 16 vepra të ndryshme penale, që përfshijnë vrasje, atentate, plagosje, grabitje e shumë të tjera, të kryera në formën e grupit kriminal. Dosja u zbërthye pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Marjus Tafani.

Poll

MOS HUMB