Aktualitet

Autorët e grabitjes u larguan drejt Liqenit të Thatë me “Audi” të bardhë (Targat)

ZËRI ka mësuar se mjeti është me targa AA943SG.

F.m
Autorët e grabitjes u larguan drejt Liqenit të Thatë me
Foto ilustruese

TIRANË- Personat që kanë tentuar të grabisin mjë banesë në Prush të Tiranës janë larguar me një automjet top "Audi" me ngjyrë të bardhë. ZËRI ka mësuar se mjeti është me targa AA943SG. Autorët e ngjarjes janë larguar në drejtim të Liqenit të Thatë.

Çfarë ndodhi këtë mbrëmje?

Persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të grabisin një banesë në Prush të Tiranës. Policia është njoftuar në kohë nga të zotët e shtëpisë dhe janë nisur drejt vendngjarjes.

Por, autorët, sapo kanë parë uniformat blu kanë qëlluar në drejtim të tyre. Efektivët e policisë janë kundërpërgjigjur, por nuk ka persona të plagosur. Policia e Shtetit është vënë në ndjekje të grabitësve.

Poll

MOS HUMB