Aktualitet

Përplasen kokë më kokë mjetet në Vlorë, plagosen dy maturantë

Dy automjete ku po udhëtonin maturantët janë përplasur kokë më kokë. Mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë

E.K
Përplasen kokë më kokë mjetet në Vlorë, plagosen
Pamje nga vendi i ngjarjes

VLORË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ky dy mjete, ku udhëtonin 4 të rinj, janë përplasur kokë më kokë mes tyre. Burime bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy maturantë, një djalë dhe një vajzë.

Shkak për aksidentin dyshohet se është bërë shpejtësia e lartë me të cilin po udhëtonin maturantët.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur dhe policia dhe grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen e plotë se si ka ndodhur aksidenti.

Poll

MOS HUMB