
TIRANË- Ka dalë foto e 59-vjeçarit Dritan Nano, i cili akuzohet nga policia se ka organizuar sulmin e dhunshëm ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, pas një konflikti të zgjatur mes tyre për çështje pagesash. Nano ka mohuar akuzat, duke thënë se nuk është autori i sulmit, por deklarata e tij rrëzohet nga personi tjetër i përfshirë në ngjarje, Dorian Alia. I riu që u vetëdorëzua në policinë e Tiranës, ka pranuar krimin dhe akuzat, duke thënë që ishin pajtuar miqësisht për të kryer rrahjen e Mëngjesit, nga ana e Nanos.
Ndërkohë që policia vijon kontrollet për kapjen e tre të rinjve të tjerë që u përfshinë në dhunimin e avokatit Mëngjesi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia ka dyshime se pas ngjarjes së rëndë Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Romario Tabaku mund të jenë larguar jashtë Tiranë.
Gjithashtu ka dyshime se mund të tentojnë të ikin nga Shqipëria ndaj kontrollet janë shtrirë në qytete te ndryshme si Puka, Shkodra (zona kufitare me Malin e Zi), si dhe në Kukës pranë pikës doganore. /ZËRI