Aktualitet

Në kërkim si kritik i Putin, neurokirurgu rus arrestohet në Tiranë: Kisha ardhur të festoja ditëlindjen

Të gjitha vendet europiane kanë refuzuar ekstradimin e tij drejt Rusisë

E.K
Në kërkim si kritik i Putin, neurokirurgu rus arrestohet në
Aleksander Bobovnikov

TIRANË- Një 57-vjeçar rus, i identifikuar si Aleksandër Bobovnikov, është arrestuar nga policia në aeoportin e Rinasit, pasi ishte shpallur në kërkim nga shteti i tij i origjinës, për veprën penale të mashtrimit. Bobovnikov njihet si një kundërshtar i presidentit rus Vladimir Putin, ndërkohë që më herët ai ishte ndaluar në Firence, por gjykata italiane ka ndaluar ekstradimin për shkak të natyrës politike të çështjes për të cilën kërkohej në vendin e tij.

NJOFTIMI I PLOTË:

Rinas

Ndalohet në hyrje të Shqipërisë, në PKK Rinas, për t'u ekstraduar në Rusi, një 57-vjeçar rus, i kërkuar nga Interpol Moska, për mashtrim. Si rezultat i verifikimeve dhe intervistimeve të detajuara që kryhen nga Policia Kufitare e Rinasit, në hyrje dhe në dalje të vendit, për të parandaluar lëvizjen ilegale të shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar, si dhe pas shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Moskës, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, shtetasi rus, i kërkuar ndërkombëtarisht, A. B., 57 vjeç, banues në Izrael. 57-vjeçari akuzohet nga autoritetet ruse, për mashtrim. Vijon bashkëpunimi me homologët, për ekstradimin e shtetasit A. B., në Rusi.

Bobovnikov thotë se ka ardhur në Shqipëri për të festuar ditëlindjen me miqtë e tij gjerman. Mësohet se Bobovnikov me profesion neurokirurg, është shprehur më herët kundër luftës në Ukrainë nga Rusia dhe kundër pushtetit të Kremlinit. Këtë të enjte në orën 12:00 zhvillohet në Gjykatën e Tiranës seanca për vlerësimin e masës së sigurisë. 67 vjeçari disponon edhe pasaportë izraelite, ndërkohë që më herët të gjitha vendet e Bashkimit Europian e kanë refuzuar arrestimin e tij.

Pritet të shihet qëndrimi që do të mbajë gjykata e Tiranës në lidhje me statusin e tij në Shqipëri./ZËRI 

Poll

MOS HUMB