Aktualitet

Sokol Mëngjesi në intubim, dhunuesi: Nuk donim ta vrisnim

Dorian Alia, 32-vjeçari që u vetëdorëzua pas sulmit të avokatit Sokol Mëngjesi ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij

E.K
Sokol Mëngjesi në intubim, dhunuesi: Nuk donim ta vrisnim
Sokol Mengjesi

TIRANË- Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi mbetet e rëndë, ndërsa po mbahet i intubuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Ai u dhunua brutalisht nga 3 persona, në dalje të kopshtit 31 në kryeqytet, në zonën e ish-Bllokut.

Për ngjarjen policia ka ndaluar shtetasin Dritan Nano, që dyshohet se është dhe organizator i sulmit, ndërsa u vetëdorëzua njëri prej dhunuesve, Dorian Alia. Ky i fundit në dëshminë e tij para grupit hetimor, ka thënë se ata nuk kanë dashur që ta vrasin avokatin apo ti rrezikojnë jetën, por t’i japin një mesazh.

Në kërkim për sulmin mbeten ende 3 persona: Romario Tabaku, Elton Kasaj dhe Drivald Alia. Për kapjen e tyre, policia e Tiranës ka dhënë një shpërblim prej 20 mijë eurosh. Në pamjet e sulmit ndaj avokatit Mëngjesi, shihet se ai goditet me shqelma në kokë, edhe pse qëndronte i shtrirë në derën e kopshtit.

Shkak për sulmin dyshohet se është bërë një pagesë që nuk i është kryer nga klienti Dritan Nano, pasi ky i fundit kishte fituar të drejtën e pronësisë, për një truall në zonën e liqenit, ku tashmë ishte bërë pronar i një apartamenti. Konflikti me Mëngjesin, për pagesën e pakryer, kishte bërë që Nanos t’i bllokohej apartamenti nga përmbarimi.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB