
pamje nga zjarri
POGRADEC- Vazhdon të jetë alarmante situata e zjarrit në Prespë, për shkak të përhapjes në shumë drejtime. Vatrat e zjarrit janë përhapur aq shumë sa kanë dalë nga kontrolli dhe rrezikojnë të përfshijnë edhe doganën e Goricës dhe fshatin Goricë e Madhe. Në terren kanë qenë forca nga Bashkia Pustec, Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura dhe efektive të ushtrisë. Në operacionin për shuarjen e flakëve po kërkohet sërish ndërhyrje nga ajri. Era po e përhap zjarrin edhe në drejtim të Pogradecit, përgjatë Malit të Thatë./ZËRI
Poll