Aktualitet

Përfundojnë në spital dy fëmijë në Tiranë, u dëmtuan në kopsht dhe çerdhe

Në kulmin e shokimit të opinionit publik nga dhunimi në kopsht i 3-vjeçares, dy raste të tjera të dëmtimit në çerdhe dhe kopshte janë raportuar nga policia e Tiranës

E.K
Përfundojnë në spital dy fëmijë në Tiranë, u
Foto ilustruese

TIRANË- Dy fëmijë të mitur janë paraqitur ditën e djeshme në spital, pasi kanë pësuar lëndime trupore në kopsht dhe çerdhe. Rasti i parë është ai i një fëmije 4-vjeçar që sipas prindërve të tij është dëmtuar duke luajtur me bashkëmoshatarët e tij në ambientet e kopshtit që frekuentonte. Ndërsa rasti i dytë është ai i një 2-vjeçare që ka pasur frakturë në krahë, teksa ka qenë në çerdhe. Pamjet filmike të çerdhes janë administruar nga ana e policisë, ndërkohë që mbetet e qartë se si është dëmtuar e mitura.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Më datë 10.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një i mitur 4 vjeç, i cili sipas deklarimeve të prindërve, është dëmtuar duke luajtuar me një bashkëmoshatar, në një kopsht në rrugën "Peti".

Më datë 10.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një e mitur 2-vjeçare, e dëmtuar në pjesën e krahut, e cila frekuenton një çerdhe në rrugën "Dalip Zavalani".  Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar DVR-në me pamjet filmike të çerdhes që frekuenton e mitura, për veprime të mëtejshme procedurale, dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vlerësim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme peocedurale.

Rastet e dy fëmijëve, vijnë pasi opinion publik u shokua nga dhunimi i një 3-vjeçareje në kopshtin Stinët në Tiranë, të cilës njëra prej edukatoreve i theu këmbën, duke ia përplasur në krevatin ku duhej të bënte gjumin e drekës. Vajza u la për rreth një orë e gjysmë pa ndihmë mjekësore, ndërkohë që ngjarja u zbardh vetëm pas denoncimit në media të familjarëve të saj. Për shkak të neglizhencës për hetimin e rastit në fjalë u pezulluan dhe disa punonjës policie në komisariatin numër 1 të policisë. /Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB