Aktualitet

I moshuari në Berat lyen me benzinë muret, i vë flakën vilës së djalit

Ajo çfarë rezultoi nga hetimet është se vetë i moshuari, Shahin Qato i ka vënë zjarrin banesës së djalit të tij.

f.t
I moshuari në Berat lyen me benzinë muret, i vë flakën
foto ilustruese

BERAT- Një banesë është përfshirë nga flakët pak pas mesnatës në qytetin e Beratit, në lagjen “30 vjetori”. Vila 3-katëshe është në pronësi të shtetasit D.Q., i cili prej kohësh jeton jashtë, teksa në të banonte vetëm babai i tij i moshuar.

Hetimet paraprake zbuluan se ndaj objektit është hedhur benzinë dhe më pas i është vënë flaka. Ajo çfarë rezultoi nga hetimet është se vetë i moshuari, Shahin Qato i ka vënë zjarrin banesës së djalit të tij.

Njoftimi i policisë:

Ndërkohë nga veprimet proceduralo-hetimore të kryera në vendngjarje, është bërë i mundur identifikimi i autorit të këtij rasti, shtetasit Sh. Q., 78 vjeç, i cili dyshohet se i ka vënë zjarrin gjatë natës, banesës së djalit të tij, shtetasit D. Q., për motive të dobëta. 

Në përfundim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 78-vjeçarin, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Fatmirësisht nuk u raportua për të lënduar, ndërsa ka dëme të mëdha në katin e tretë. 

Poll

MOS HUMB