Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë QSUT-së, zjarrfikësit vënë nën kontroll situatën

Zjarri ka shkaktuar një re të dendur tymi në zonë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë menjëherë për neutralizimin e flakëve.

M.K.
Përfshihet nga flakët një banesë pranë QSUT-së,
foto nga vendi i ngjarjes

TIRANË-Një banesë private eshtë përfshirë nga flakët në rrugën "Njazi Meta", pranë QSUT-së në Tiranë. Zjarri ka shkaktuar një re të dendur tymi në zonë, ndërsa në vendngjarje kan mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë menjëherë për neutralizimin e flakëve.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk raportohet për persona të lënduar. Dyshimet e para janë se flakët mund të jenë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa rrethanat e plota dhe shkaku i zjarrit pritet të përcaktohen pas verifikimeve nga autoritetet./ZËRI

Poll

MOS HUMB