Aktualitet

“Për topa lekë ke vrarë njerëz”/ Sërish DEBATE, Petrit Qoli përplaset me Dumanin. "Pentito": Ke çuar një turk në fund të detit

Në vazhdën e rrëfimit që po bën në sallën e gjyqit, Dumani pretendon se Petrit Qoli është i përfshirë bashkë me të në shumë ngjarje kriminale, ndërsa ky i fundit i mohon akuzat e ngritura nga i penduari i drejtësisë.

k.m.
“Për topa lekë ke vrarë njerëz”/ Sërish
Nuredin Dumani

TIRANË- Vazhdon përplasja mes Nuredin Dumanit dhe vëllezërve Qoli në seancën që po zhvillohet sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në vazhdën e rrëfimit që po bën në sallën e gjyqit, Dumani pretendon se Petrit Qoli është i përfshirë bashkë me të në shumë ngjarje kriminale, ndërsa ky i fundit i mohon akuzat e ngritura nga i penduari i drejtësisë. Më konkretisht, Petrit Qoli hedh poshtë pretendimet e Dumanit dhe e ka urdhëruar dhe paguar për të vrarë Fatmira Dedën, nënën e Ervis Dedës (gjithashtu i ekzekutuar). Madje në një moment i është drejtuar edhe trupës së hetuesëve duke ngritur dyshime mbi dëshmitë që ka dhënë bashkëpunëtori i tyre. Në seancë, Qoli nga zbuluar edhe një problem që Dumani ka me zemrën.

REPLIKAT NË GJYQ:

Dumani: Festim Qoli më premtoi 40 mijë euro, dhe po ashtu do të përfshihesha edhe në trafikun e kokainës. E dija që Petrit Qoli merrej me biznes. 30 mijë euro mi ka dhënë Petrit Qoli, disa ditë pas ngjarjes. 10 mije euro i mora paradhënje, nga Festim Qoli.

Petrit Qoli: Kush ishte dëshmitar i takimit tonë? Pas ngjarjes tek lokali, një dëshmitar të më gjejë dhe unë dua varje franceze në gijotinë.

Dumani: Ky ka ndërtuar xhami, por me hyp maj minares është rrezik se bie poshtë. Ky ka ndihmu njerëz, po ka ndihmu edhe një turk në 2014 të shkonte në fund të detit por s’ja di emrin atij turkut. Fatmira Deda që ditën 1 kur u vra Ervis Deda ose Losha, ajo bënte përgjegjës të dy vëllezrit Petrit dhe Festim Qoli, për vrasjen e djalit të saj.

Petrit Qoli: Kam 3 faqe hyrje kam, po nuk ju binda që jam i pafajshëm atëherë unë jam krijesa më e shpifur në gjithë tokën shqiptare.

*i drejtohet trupës së prokurorëve: Ditën kur ka dëshmu para jush, mos kanë qenë sëmurë, ka qenë konfuz, s’ka qenë në rregull. Në seancat e para sytë i shkëlqenin. Pse? Se shpëtove nga vdekja apo se fute ne burg njerëzit që urreje, cili nga këto versione është i vërteti? Ku ishe ti kur prisje SMS nga Agroni?

Dumani: Unë e kam sqaruar kam shkruar afër pallatit para se të më vinte SMS nga Agroni.

Petrit Qoli: Vetëm atë ditë të ka dërguar SMS?

Dumani: Jo, edhe herë të tjera.

Petrit Qoli: Pse ju ka dështuar plani?

Dumani: Nuk ka dështuar plani, thjesht s’kemi qenë gati.

Petrit Qoli: Unë jam kapiten, jam kapo, pse s’më ke kërku ndihmë ti mua? Kur dikush me detyrohet mua unë i nxjerr sytë. Pse nuk i tregon prokurorit që ke lindur me birë (vrimë) në zemër, ke lindur me defekt. Verifikojni e nderuar trup gjykues është operuar në Francë nga zemra. Ky e ka babën burrë me vlera fati i tij i keq, ti je i ndyrë, për ca topa letre ke vra njerëz./ZËRI

Poll

MOS HUMB