TIRANË- I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani akuzon Talo Çelën për vrasjen e Fatmira Dedës në vitin 2013. Në seancën që po mbahet sërish sot për dosjen "Plumbi i Artë", Dumani është përballur me Agron Qolin. Në sallën e gjyqit, i penduari i drejtësisë pretendon se planin për vrasjen e kishte bërë vetë me Festim Qolin, i cili akuzohet nga SPAK për vrasjen e ortakut të tij, 36-vjeçarit Elvis Deda në 5 qershor të vitin 2012 në Durrës si dhe për porositjen e vrasjes së nënës së tij. Ndërsa Agron Qoli, sipas Dumanit, ishte informatori për lëvizjet e gruas, pasi ajo jetonte në të njëjtin pallat me të.
Dumani: Ishte më e thjeshtë për ne se tek pallati ku jetonte viktima jetonte edhe Agroni, planin e kam bërë unë dhe Festimi. Idenë për Agronin e dha Festim Qoli, roli i Agron Qolit ishte informator. Fatmira Deda, i akuzonte dy vëllezërit për vrasjen e djalit, tek karburanti sa ishte Fatmira Deda gjallë aty nuk afrohej njeri pas vrasjes së saj, karburanti u nda nga dy vëllezërit Petrit dhe Festim Qoli.
Avokati Ilia Ilia: Në çfarë ore të ka ardh thirrja nga Agron Qoli?
Dumani: Unë kisha shkuar pak më përpara se të vinte mesazhi dhe isha pozicionuar në afërsi të pallatit. Mesazhi dhe kodi ishte “erdha”.
Agron Qoli: Për çfarë i duhesha unë kur ky po e runte vetë?
Dumani: Ku e dinte ky se ku isha unë? Unë isha me Talo Çelën aty, në vendin e ngjarjes. Ndeza makinën u drejtova për tek garazhi, u futa vetëm me makinë, Talo ka hyrë në këmbë. Garazhi i Fatmira Dedës ishte në hyrje djathtas i pari ose i parafundit. Kur kam hyrë me makinë pashë Talon që po e godiste atë të ndjerën, ajo tentoi të hynte brenda garazhit të saj, por qepeni ngeli i hapur se zonjës i ra qepeni në sup. Talo e tërhoqi dhe e godiste. E ndjera ka ngel me fytyrë nga shkallët dhe këmbët nga hyrja e garazhit. E gjitha ka zgjatur shumë pak.
Por pretendimet e Dumanit kanë sjellë përplasje me Agron Qolin, i cili pretenton se ditën e ngjarjes ka qenë në Fushë Krujë dhe se për ngjarjen ishte njoftuar nga një tjetër fqinj. Po sipas Agron Qolit, në moment që ka marrë vesh për ngjarjen ka kërkuar që të njoftohej menjëherë Policia e Shtetit. Por teksa bëhej sqarimi ka pasur edhe tone të ashpra mes dy palëve.
"Mes meje dhe Nuredin Dumanit ka një dallim të madh, ndërkohë që ky i lutej Zotit që të vriste ndonjë dhe te merrte ndonjë lekë. Unë i lutesha Zotit që të gjeja punë, të fitoja para për vetën familjen dhe lutesha të mos më lëndohej ndonjë punonjës në punë. Ditën e ngjarjes nuk kam pas lidhje fare me këto që thotë ky. Unë kam qenë në Fushë Krujë, kam qenë ulë për të ngrënë bukë. Më ka marrë komshiu im dhe më thotë që është shtrirë mamaja e Loshit në tokë ose e kanë vra ose ka vra veten, nuk e di. I kam thëne lajmëro Policinë. Kur jam futur në darkë në garazh, ishte gjithë gjak edhe qepeni nuk ka qenë ashtu siç e thotë ai,"-pretendon Agron Qoli.
Replikat në GJKKO:
Agron Qoli: A jeni i sigurt qe po tregoni të vërtetën e vrasjes së asaj nëne? Dikur keni thënë që jeni ju?
Nuredin Dumani: Kam thëne të vërtetën.
Agron Qoli: A je ul me mua për kafe?
Nuredin Dumani: Jo
Agron Qoli: Më ke parë mua më tek karburanti?
Nuredin Dumani: Kemi shkuar kur kemi marrë telefonat, por jemi takuar dhe herë të tjera…
Argon Qoli: Keni bërë 3 deklarime të ndryshme deri më tani, për punën e telefonave
Nuredin Dumani: Të vërtetën kam thënë…
Agron Qoli: Cila ka qenë arsyeja që unë kam dash' me të largu ty nga lagjia?!
Nuredin Dumani: S’ke bashkëpunuar me mua, por me kushërinjtë e tu.. Mos hyni në çështje familjare se do ju bëj me qa…
Pertit Qoli: Mos më fol mua ashtu, o legen…
Agron Qoli: Kush e mori babain e këtij nga shtëpia dhe e dërgoi tek lokali i Petrit Qolit për të kërkuar fjalë?
Nuredin Dumani: Ke ardhur disa herë ke thënë shpërnguluni prej këtu, sepse ishte nxehur festa shumë. Ne nuk ishim fajtorë dhe ti e di shumë mirë. Është turpi me i madh ti kërkoj falje unë Festim Qolit….
Agron Qoli: Babai yt erdhi me kokën me gungë?
Nuredin Dumani: Dmth e keni marrë peng? Ju me keni dhunuar babën mua, është vepër penale besoj e dini?
Agron Qoli: Unë kam qenë personi qe e kam dërguar babin e tij të kërkonte falje. Cili është motivi që më ke përfshirë mua në ketë histori?
Nuredin Dumani: Ke paguar edhe lekët e varrimit ti e di shumë mirë…
Agron Qoli: Cili ka qenë motivi që ke vënë tritol tek çuni i xhajës tat?
Nuredin Dumani: Tritoli është vendos dy ditë para se t'ja vendosim shtëpisë së Talo Çelës. E bëra për të tremb këto lepurushat për t’ju tregu se sot e vendoset për dy ditë, u hakmora.
Agron Qoli: Me nipat e mi, ke pas konflikte, për cilat arsye?
Nuredin Dumani: Nuk kam pas konflikte me ta. Njërin e njoh.
Agron Qoli: Deri më tani të kanë dalë 3 konflikte me mua.
Nuredin Dumani: Jo unë s’kam pas asgjë me ty ke qënë thjesht dërgues mesazhesh.
Agron Qoli: A ke dijeni ku punoja unë në atë kohë kur mendohet se ju kam ndihmuar?
Nuredin Dumani: Jo nuk kisha informacione.
Agron Qoli: Po për marrëdhëniet që ke pas me te ndjerën ke pas dijeni?
Nuredin Dumani: Ti ke shkuar në varrim, të mirat do t'i kesh pas, ti i ke paguar varrimin me lekët e Festim Qolit.
Agron Qoli: Mes meje dhe Nuredin Dumanit ka një dallim të madh, ndërkohë që ky i lutej Zotit që të vriste ndonjë dhe te merrte ndonjë lekë. Unë i lutesha Zotit që të gjeja punë, të fitoja para për vetën familjen dhe lutesha të mos më lëndohej ndonjë punonjës në punë. Ditën e ngjarjes nuk kam pas lidhje fare me këto që thotë ky. Unë kam qenë në Fushë Krujë, kam qenë ulë për të ngrënë bukë. Më ka marrë komshiu im dhe më thotë që është shtrirë mamaja e Loshit në tokë ose e kanë vra ose ka vra veten, nuk e di. I kam thëne lajmëro Policinë. Kur jam futur në darkë në garazh, ishte gjithë gjak edhe qepeni nuk ka qenë ashtu siç e thotë ai./ZËRI