Aktualitet

Pastrim parash dhe korrupsion/ GJKKO lë në burg ish-drejtorin e ARRSH, Evis Berberin

Berberi, prej muajsh në qeli, kishte paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme kërkesën me objekt “dhënie informacioni në lidhje me hetimet e kryera për çështjen penale në ngarkim të personit në hetim Evis Berberi”.

f.t
Pastrim parash dhe korrupsion/ GJKKO lë në burg ish-drejtorin e ARRSH,
Evis Berberi

TIRANË-GJKKO ka lënë në burg  ish-drejtorin e ARRSH, Evis Berberi i arrestuar për tenderat miliona euro që i jepte kompanisë së tij. Berberi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. Berberi, prej muajsh në qeli, kishte paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme kërkesën me objekt “dhënie informacioni në lidhje me hetimet e kryera për çështjen penale në ngarkim të personit në hetim Evis Berberi”.

NJOFTIMI:

Kërkuesi Evis Berberi më datë 14.06.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dhënie informacioni në lidhje me hetimet e kryera për çështjen penale në ngarkim të personit në hetim Evis Berberi për procedimin penal me nr.214/2023”. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, bazuar në nenet 246/6 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 370, datë 30.07.2024, vendosi: Verifikimin dhe marrjen e informacionit nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbi hetimet e kryera dhe nevojat e sigurimit për rastin objekt gjykimi.

Vazhdimin e masës së sigurimit “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, të caktuar ndaj shtetasit Evis Berberi me anë të vendimit Nr.21, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, miratuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me anë të vendimit Nr.16, datë 25.04.2024. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës kërkuese. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

Berberi akuzohet për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash”. Me dyshimet për të njëjtat vepra penale, ndërsa në gjendje të lirë po ndiqet dhe Brunilda Bulo, bashkëpunëtore e tyre, e cila nuk është arrestuar për shkak se është nënë e një fëmije të mitur. Skema për përvetësimin e parave është bërë nëpërmjet dy kompanive “Net Group” dhe “Daam”.

Kompanitë u blenë dhe u shitën mes 4 të përfshirëve në dosje, madje dhe nga vetë Berberi, i cili më pas, shpallte fituese kompanitë e tij në disa tendera publikë të shpallur nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar. Shuma e përvetësuar u përllogarit 2.3 milionë euro. Por po ashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e Berberit u gjetën piktura të shtrenjta si dhe vlera monetare që kapin shumën e 4 milion lekëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB