Aktualitet

Pas Vlorës, edhe Durrësi mbetet pa ujë! Tubacioni pëson defekt pas rrëshqitjes së dherave

Defekti raportohet se është shkaktuar nga rrëshqitja e dherave.

F.I
Pas Vlorës, edhe Durrësi mbetet pa ujë! Tubacioni pëson
PAMJE NGA NGJARJA

DURRËS-Pas krizës së ujit në Vlorë, e cila zgjati gati një javë, një tjetër qytet është përballur me të njëjtin problem. Qyteti i Durrësit dhe disa lagje të tij do të përballen me probleme në furnizimin me ujë të pijshëm, pas një defekti të rëndë në tubacionin DN 700 mm, që vjen nga Stacioni i Pompave në Fushë Milot.

Defekti raportohet se është shkaktuar nga rrëshqitja e dherave. Mungesë të pjesshme të ujit pritet të kenë të gjitha lagjet e qytetit, ndërsa probleme më të theksuara raportohen në lagjen 15 (Spitallë). Sipas njoftimit zyrtar, ekipet teknike, ndodhen në terren, ndërsa nuk është dhënë asnjë afat se sa mund të zgjasë ky problem.

Njoftimi:

SHRUKD njofton se, për shkak të një defekti të rëndë në tubacionin DN 700 mm, që vjen nga Stacioni i Pompave në Fushë Milot, i shkaktuar si pasojë e rrëshqitjes së dherave, qyteti i Durrës dhe lagjet e tij mund të kenë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm.

Do të ketë mungesë të pjesshme të furnizimit me ujë në lagjet:
2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11, ndërsa probleme më të ndjeshme priten në lagjen 15.

Ekipet tona teknike ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për evidentimin dhe riparimin e defektit, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të përkohshme dhe ju falënderojmë për durimin dhe bashkëpunimin.

Poll

MOS HUMB