TIRANË-GJKKO i ka komunikuar masën e arrestit me burg Sergej Hasanpapajt dhe Mario Çelës. Të dy u ekstraduan një ditë më parë nga Belgjika.
Sergej Hasanpapajt akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës, ngjarje e ndodhur më 22 janar 2022 në Aartselaar. 32-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi GJKKO i caktoi në vitin 2024 masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer në kuadër të organizatës kriminale, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ndërkohë edhe Mario Çela, i cili u ekstradua mbrëmjen e djeshme nga Belgjika është lënë në burg. Ai u arrestua disa kohë më parë në kuadër të operacionit të SPAK, i cili lëshoi asokohe 21 urdhër-arreste. 37-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Organizata kriminale”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve” dhe “Korrupsioni aktiv në sektorin privat”.

