Aktualitet

Akuzohet për vrasje e trafik droge, ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës, policia: Akuzat që rëndojnë mbi të

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, 37-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Organizata kriminale”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve” dhe “Korrupsioni aktiv në sektorin privat”.

zh.ll
Akuzohet për vrasje e trafik droge, ekstradohet nga Belgjika vëllai i
Suel Çela-Mario Çela

TIRANË- Mario Çela, vëllai i Suel Çelës, është ekstraduar mbrëmjen e djeshme nga Belgjika drejt Shqipërisë. Ekstradimi është si rezultat i bashkëpunimit të pecialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Belgjikë. 

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, 37-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Organizata kriminale”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve” dhe “Korrupsioni aktiv në sektorin privat”.

Njoftimi:

Policia e Shtetit/Vijon operacioni i koduar “The ëanted”, për lokalizimin dhe nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Belgjikë, gjatë fazës së radhës të operacionit ndërkombëtar të koduar “The ëanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Belgjika, në Shqipëri, të shtetasit:

M. Ç., 37 vjeç, lindur në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 22.11.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Korrupsioni aktiv ne sektorin privat".

Mario Çela, vëllai i Suel Çelës, kreut të organizatës kriminale të Elbasanit që u godit nga SPAK, ndodhej i arrestuar në Belgjikë që prej vitit 2024. Ai u arrestua pas një operacioni të autoriteteve vendase në bashkëpunim me strukturat ligjzbatuese shqiptare, i cili lëshoi asokohe 21 urdhër-arreste, mes të cilave edhe për Mario Çelën.

Sikurse njoftonte Prokuroria e Posaçme, Mario Çela është përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin e skemave të pastrimit të parave. Nga hetimet, SPAK ka dokumentuar se organizata e Suel Çelës kanë tentuar të trafikojë sasi të mëdha kokainë nga Amerikan Latine drejt Evropës. Ai dyshohet gjithashtu për përfshirje në vrasjen e Bledar Muçës, i konsideruar si krahu i djathtë i Ardian Çapjas, i cili sipas hetimeve ishte vënë në shënjestër nga grupi i Suel Çelës./ZËRI

Poll

MOS HUMB