Aktualitet

Zjarri pushon stallën në Selenicë, digjen 22 krerë gjedhë

Stalla, në pronësi të fermerit Bardhosh Haxhiraj, është shkatërruar plotësisht, dhe nga zjarri janë djegur 22 krerë lopë dhe viça.

l.k
Zjarri pushon stallën në Selenicë, digjen 22 krerë
Pamje nga vendngjarja

SELENICË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Armen të Selenicës, ku një stallë me gjedhë është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe financiare. Stalla, në pronësi të fermerit Bardhosh Haxhiraj, është shkatërruar plotësisht, dhe nga zjarri janë djegur 22 krerë lopë dhe viça.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se shkëndija elektrike ka shkaktuar zjarri, i cili ka shpërthyer në ambientet e brendshme të stallës dhe është përhapur me shpejtësi. Autoritetet po vijojnë hetimet dhe verifikimet për të zbuluar plotësisht shkakun e ngjarjes dhe për të marrë masat e nevojshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB