Aktualitet

Operacion antidrogë në Kukës, tre të arrestuar! Hetimet zgjatën 3 muaj

Aksioni është zhvilluar nga Forcat Operacionale në bashkëpunim me Policinë e Kukësit.

F.I
Operacion antidrogë në Kukës, tre të arrestuar! Hetimet
FOTO ILUSTRUESE

KUKËS-Tre persona janë vendosur në prangat e policisë, pas një operacioni antidrogë të zhvilluar në Kukës, pas hetimeve të kryera nga Prokuroria e vendit. Aksioni është zhvilluar nga Forcat Operacionale në bashkëpunim me Policinë e Kukësit. 

Prokuroria njofton se gjatë hetimeve të cilat u shtrinë në një hark kohor prej tre muajsh, policia bëri blerje të simuluar të kokainës. Gjatë procedimit me blerje të stimuluar, u sekuestruan 12.5 gramë lëndë e dyshuar kokainë dhe gjatë operacionit të sotëm u gjet dhe sekuestrua 459 gramë lëndë e dyshuar kokainë.

NJOFTIMI I PROKURORISË:

Hetimet e Prokurorisë Kukës çojnë në arrestimin e 3 personave të dyshuar për ‘Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’, sekuestrohet 459 gr kokainë

Pas një hetimi tre mujor të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës, në bashkëpunim me strukturat e hetimit të krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë dhe Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Shtetit, u mundësua arrestimi i tre shtetasve, A.I., E.K. dhe H.E.

Arrestimi u realizua në kuadër të hetimeve të realizuara me metoda speciale mbi procedimin penal nr.677, të vitit 2025 regjistruar për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’, parashikuar nga neni nr.283 i Kodit Penal.

Gjatë procedimit me blerje të stimuluar, u sekuestruan 12.5 gramë lëndë e dyshuar kokainë dhe gjatë operacionit të sotëm u gjet dhe sekuestrua 459 gramë lëndë e dyshuar kokainë.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e veprimtarisë kriminale në drejtim të identifikimit të personave të tjerë të përfshirë./ZËRI

Poll

MOS HUMB