TIRANË-Safet Rustemi (Bajri), i cili ndodhet në qeli prej 22 shkurtit të 2025 ka depozituar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, kundër mbajtjes së tij në burg. Në kërkesën drejtuar Kushtetueses, Bajri kërkon shfuqizimin e vendimeve të dhëna nga GJKKO, Apelit të GJKKO dhe Gjykatës së Lartë. Safet Bajri, së bashku me Behar Bajrin, Astmer Bilalin dhe Eria Agon akuzohen nga SPAK për vrasjen e Fatbardh Licit.
Bajri pretendon se vendimet në fjalë cenojnë të drejtat dhe liritë e tij kushtetuese, duke argumentuar se masa e sigurimit “Arrest me burg” është e pajustifikuar dhe jo proporcionale.
Kërkesa:
Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 22, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 20 (87-2025-93), datë 20.03.2025 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2025-1018, datë 24.06.2025 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, për pjesën që kanë disponuar për caktimin dhe vazhdimin e masës së sigurimit personal “Arrest me burg” ndaj kërkuesit Safet Rustemi.
Vrasja e Fatbardh Licit ndodhi më 10 Gusht 2018 teksa ai ishte duke pirë kafe në një lokal në lagjen Kiras në Shkodër. Në lidhje me ngjarjen SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen penale në GJKKO.
Sipas hetimeve të kryera nga SPAK, ka qenë Safet Bajri dhe Astmer Bilali, të cilët janë afruar tek vendi ku ndodhej lokali me qira i Sokol Licit, ku çdo ditë pothuajse në të njëjtën orë shkonte dhe pinte kafen, vëllai i tij, viktima Fatbardh Lici. Bilali ka dalë nga makina tip "Mercedez Benz" duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim tij, duke e lënë të vdekur. Fatbardh Lici është xhaxhai i Muhamet, Ibrahim dhe të ndjerit Hamza Lici, i cili u vra më 30 tetor të 2024 në hyrje të lagjes Dobraç, zonë e njohur si territor i Bajrave. Pas atentatit mjeti është larguar në drejtim të zonës së Dobraçit, ku edhe është djegur. Pasi kanë kryer vrasjen, Safet Bajri ka qëndruar në Shkodër, ndërsa Astmer Bilali është larguar menjëherë drejt Tiranës, së bashku me të pandehurën Eria Ago.
Motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Boran Bërçana. Ky i fundit u ekzekutua bashkë me bashkëjetuesen e tij, Silva Ndocin, në mjetin e tyre. Kështu për të marrë hak, Bajrajt dhe Bilalit./ZËRI

