Aktualitet

Pak para protestës së opozitës, Policia e Shtetit "blindon" Bashkinë e Tiranës

Para se protesta të nisë, Policia ka “blinduar” bashkinë e kryeqytetit, duke vendosur kangjella hekuri rreth e rreth godinës përpara Bashkisë së Tiranës.

k.m.
Pak para protestës së opozitës, Policia e Shtetit
Pamje nga Bashkia

TIRANË- Policia e Shtetit ka nisur përgatitjet në lidhje me protestën që do të mbajë opozita para Bashkisë së Tiranës. Para se protesta të nisë, Policia ka “blinduar” bashkinë e kryeqytetit, duke vendosur kangjella hekuri rreth e rreth godinës përpara Bashkisë së Tiranës. Tubimi i sotëm është planifikuar që të mbahet në orën 16.30 të pasdites së sotme. 

Edhe në protestën e mëparshme opozita përdori bomba molotov si dhe pati edhe përplasje fizike me efektivët e policisë, dhunë kjo e cila u dënua fort nga ambasadat e huaja në vendin tonë./ZËRI

Poll

MOS HUMB