Aktualitet

Pa patentë në motor, i riu humb kontrollin dhe del nga rruga, arrestohet! Shoku në spital

Të dy ndodhen në spital nën kujdesin e bluzave të bardha.

E.K
Pa patentë në motor, i riu humb kontrollin dhe del nga rruga,
Foto ilustruese

TIRANË- Një 20-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Tiranës këtë të dielë pasi akuzohet se duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin e tij duke dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur ai dhe shoku i ti, i cili ishte pasagjer. Të dy ndodhen në spital nën kujdesin e bluzave të bardha.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin 20 vjeç, banues në Paskuqan, pasi në rrugën “Andon Pano”, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar 20-vjeçari së bashku me pasagjerin në motomjet, shtetasin 25 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB