
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Krimeve të Rënda ka konfirmuar masën e sigurisë të dhënë për Enver Divën, Besian Xhixhën, Gjergj Cukalin dhe Albert Zajën, në kuadër të megaoperacionit të SPAK-ut. Në orën 14:00, pritet edhe masa për Emiljano Shullazin, i cili aktualisht është duke vuajtur dënimin në burgun 313 në Tiranë.
Ndërkohë, të shtunën në burg u lanë Naim Stafuka, Armando Ndreca, Robert Laçi, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Deivis Bajramaj, Drianto Bardhi dhe Miri Bruli.
Mbi 4,5 milionë euro pasuri janë sekuestruar nga megaoperacioni i SPAK në kuadër të 4 procedimeve penale ku janë evidentuar kryerja e veprave penale të rënda nga 7 grupe të strukturuara kriminale me fuqi të konsiderueshme dhe me shtrirje gjeografike të aktivitetit të tyre kriminal në disa nga qytetet kryesore të vendit.
SPAK ka nxjerrë 50 urdhër-arreste, nga të cilat janë ekzekutuar 14 në Shqipëri, ndërsa 6 janë ekzekutuar jashtë vendit.
Të gjitha ngjarjen dhe emrat e tyre kanë dalë në dritë pas zbërthimeve që janë bërë në bisedat mes tyre në aplikacionin “Sky ECC”. Nga 50 urdhër-arreste, 14 prej tyre u ekzekutuan në Shqipëri dhe 6 jashtë vendit, ndërsa të tjerë raportohet se janë larguar drejt Dubait, vend që nuk ka marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë. Disa prej personazheve në listë janë emra shumë të njohur të botës së krimit, disa janë përmendur me pak, disa kanë qenë të angazhuar edhe me politikë, siç është rasti i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe vëllai i deputetit socialist Eduart Ndreca, Armando Ndreca, por edhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit në Lezhë.
Lista e plotë e URDHËR-ARRESTEVE:
1. Arben Ndoka
2. Arian Tuku
3. Ilia Ndoka
4. Samuel Ndoka
5. Vinçens Tuku
6. Ervis Martinaj
7. Jozi Kraja
8. Astrit Avdyli
9. Aldo Avdyli
10. Miri Bruli
11. Naim Stafuka
12. Emiljano Shullazi
13. Blerim Abazi
14. Elvis Ndreca
15. Oltion Zefi
16. Edson Jozëik
17. Armando Ndreca
18. Kasandër Noga
19. Elson Reçi
20. Besian Xhixha
21. Enver Diva
22. Robert Laçi
23. Fatmir Troplini
24. Klodian Shahini
25. Henerigert Mitri
26. Gjergji Cukali
27. Kristos Teta
28. Denis Meta
29. Gentian Binjaku
30. Viktor Imeraj
31. Satilno Basho
32. Marklen Haka
33. Tori Xhecuka
34. Edison Muceku
35. Albert Zaja
36. Florenc Kelmendi
37. Ardit Gjokrosa
38. Deivis Bajramaj
39. Adrian Pikli
40. Durim Bami
41. Endrit Dokle
42. Xhelal Rraja
43. Altin Morina
44. Leonard Duka
45. Erlis Duka
46. Fatmir Hyseni
47. Altin Gega
48. Drianto Bardhi
49. Fabio Ballabani
50. Elton Zalla.