Aktualitet

“Nuk duhet ta mbajnë një minutë uniformën e policit”, Hoxha: Si shefat vodhën kokainën në Tiranë

Gazetarja thotë se nuk pati asnjë hetim, pas denoncimit se shefat e policisë ishin përfshirë në vjedhjen e kokainës që kapej gjatë operacioneve

E.K
“Nuk duhet ta mbajnë një minutë uniformën e
Anila Hoxha

TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha, ka reaguar pas operacionit të fundit të ndërmarrë nga SPAK, me qëllim kapjen e bosëve të krimit, të përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale, ndërsa në përgjime rezultojnë edhe punonjës policie. Teksa sjell në vëmendje një rast të trajtuar prej saj, Hoxha thotë se një dëshmitar, i ka rrëfyer se si shefat e policisë vidhnin drogën e sekuestruar gjatë operacioneve, dhe për këtë nuk është ndërmarrë asnjë hetim. Gazetarja shton se këta persona nuk duhet të mbajnë veshur për asnjë minutë uniformën e policisë së shtetit.

“Mbasi studiova dosjen e radhës me vrasës hakmarrës, trafikante, ish deputete, dhe shefa policie, kthej kokën pas tek raportimet e mia. Jo shume larg në kohë në emisionin Exclusive investigova rrjetet e shpërndarjes së drogës në Shqipëri. Për personazhin u kujdesa që edhe gjatë intervistës bruto (në rast së nisnin hetimet për ta identifikuar pra për të mos e vrare kush) e filmova me një kapuç ngjyrë mavi.

Ai sa kishte dale nga burgu dhe duke me rrëfyer se si funksiononte shpërndarja e kokainës mes te tjerash tha “shefat e policisë e vodhën drogën dhe raportuan një ngarkesë minimale të bllokuar”. Prita hetim ndaj ndonjë shefi atëherë, por përkundrazi shefat e zellshëm bënë reprezalje dhe investigim të thelluar për të zbuluar se cilët ishin “armiqtë”.

Më vonë kokaine u vodh dhe në periferi te Tiranës. U tha se nder te dyshuarit ishte edhe një oficer i Renea-s. Disa e ekspozuan si biznesmen. Gjate 2018 – 2019 – 2020 …Policia e prokuroria?  Mbanin sekret nga gazetaret, por u jepnin informacion në kohë rekord krimineleve, për targat, ke shoqërojnë, a ka gjurme nga hedhja ne ere e nje shtetasit per te cilin shprehen “do ta dërgojme ne fluturim”, e te tjera. 

Ka shume te tjerë, qe nuk duhet ta mbajne nje minute uniformen e shenjte te policit.  Apo të pretendojnë se janë prokurorë, gjasme biznemenë, gjasme punonjës institucionesh. Vetëm kjo e kthen besim ne ligj dhe ne shtet”, shkruan Hoxha në postimin e saj.

Poll

MOS HUMB