Aktualitet

Vrasja e Edmond Papës, Gjykata refuzon kërkesën e dy autorëve për gjykim të shkurtuar

Pas vrasjes së Papës, policia arrestoi Albano Velon, djali i një ish-polici, ndërkohë që personi tjetër i dyshuar si bashkëpunëtor, Andrew Bode u shpall në kërkim

E.K
Vrasja e Edmond Papës, Gjykata refuzon kërkesën e dy
Edmond Papa dhe dy autoret e dyshuar

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e dy autorëve të dyshuar për vrasjen e Edmond Papës, ndodhur në kryeqytet, të cilët kërkonin gjykim të shkurtuar. Në një vendim të marrë paraditen e sotme, Gjykata ka refuzuar kërkesën e Andrew Bodes dhe Albano Velos të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa.

Andrew Bode dhe Albano Velo akuzohen për vrasje me paramendim, ndërsa ngjarja dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje, pas vrasjes së Aleksandër Sadikajt në zonën e Tegut në Tiranë.

Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur më herët masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për Andrew Boden me origjinë nga qyteti i Beratit. 44-vjeçari që dyshohet se fshihet në Greqi, sipas prokurorisë ka pasur dhe rolin e ekzekutorit në vrasjen e Papës. Ndërkohë që Albano Velo, 30-vjeç është kunati i Aleksandër Sadikajt.

I riu është bashkëshorti i motrës së Aleksandër Sadikajt dhe djali i një efektivi policie.

Ai është arrestuar nga policia më 31 dhjetor 2022 në aeroportin e Rinasit, teksa kthehej nga Franca ku kishte shkuar katër ditë pas ekzekutimit të Edmond Papa në një lokal në Tiranë.

Autori i dyshuar, Albano Velo është tradhtuar nga disa kamera sigurie, të cilat e kanë fiksuar teksa ai mbante nën vëzhgim Edmomnd Papën, i cili mbeti i vrarë më 16 dhjetor të vitit 2022. Vetë 30-vjeçari ka mohuar përfshirjen e tij në këtë krim. 

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB