Aktualitet

Vrasja e Edmond Papës, përfundojnë hetimet për Andrew Boden dhe Albano Velon

Edhe pse prokuroria ka mbyllur hetimet, Andrew Bode vijon të jetë në kërkim. Ai dyshohet se ka pasur rolin e ekzekutorit në vrasje

E.K
Vrasja e Edmond Papës, përfundojnë hetimet për Andrew Boden
Dy autoret e dyshuar dhe viktima

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen për dy të dyshuarit për vrasjen e Edmond Papës në zonën e Selitës në Tiranë. Andrew Bode dhe Albano Velo akuzohen për vrasje me paramendim, ndërsa ngjarja dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje, pas vrasjes së Aleksandër Sadikajt në zonën e Tegut në Tiranë.

Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur më herët masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për Andrew Boden me origjinë nga qyteti i Beratit. 44-vjeçari që dyshohet se fshihet në Greqi, sipas prokurorisë ka pasur dhe rolin e ekzekutorit në vrasjen e Papës. Ndërkohë që Albano Velo, 30-vjeç është kunati i Aleksandër Sadikajt.

I riu është bashkëshorti i motrës së Aleksandër Sadikajt dhe djali i një efektivi policie.

Ai është arrestuar nga policia më 31 dhjetor 2022 në aeroportin e Rinasit, teksa kthehej nga Franca ku kishte shkuar katër ditë pas ekzekutimit të Edmond Papa në një lokal në Tiranë.

Autori i dyshuar, Albano Velo është tradhtuar nga disa kamera sigurie, të cilat e kanë fiksuar teksa ai mbante nën vëzhgim Edmomnd Papën, i cili mbeti i vrarë më 16 dhjetor të vitit 2022. Vetë 30-vjeçari ka mohuar përfshirjen e tij në këtë krim. /ZËRI

Poll

MOS HUMB