
KORÇË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Korçën, ku trupi i pajetë i një të moshuari është gjetur mëngjesin e sotëm në lagjen 17. Viktima është Fari Adili, 87 vjeç.
Mësohet se kufoma ka qëndruar e zhytur në baltë më shumë se 7 ditë dhe ditën e sotme është bërë i mundur zbulimi. Nërkohë burime për policinë bëjnë me dije se i moshuari ishte larguar nga banesa në 18 dhjetor 2023. Familjarët kishin bërë denoncim në polici për zhdukjen e tij, ndërsa i moshuari vuante nga skleroza.
Njoftimi i policisë:
Më datë 08.01.2024, rreth orës 09:00, në lagjen nr. 17, Korçë, në një tokë arë, është gjetur pa shenja jete, pa shenja dhune, shtetasi F. A., 87 vjeç, banues në Korçë. Nga verifikimi i kryer rezulton se ky shtetas është larguar nga banesa më datë 18.12.2023.
Trupi i 87-vjeçarit, ndodhet në morgun e spitalit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ende nuk dihet shkaku i vdekjes ndërsa policia ndodhet në vendngjarje./ZËRI