Aktualitet

Gjaku nuk falet! U dështoi plani për të vrarë Adriatik Kalemin në burgun grek, i gjetën të vëllanë

Autorët janë zhdukur dhe kanë lënë pas vetëm një makinë të djegur.

k.m.
Gjaku nuk falet! U dështoi plani për të vrarë Adriatik
Andrea Kalemi

TIRANË- Hakmarrja vazhdon! Pasi plani për të ekzekutuar Adriatik alias Andrea Kalemin në burgun grek dështo vetëm pak javë më parë, shënjestra e radhës ishte vëllai i tij, Zamiri.

35-vjeçari u qëllua me breshëri kallashnikovi teksa qarkullonte me mjetin e tij në zonën e Selitës. Por shpëtoi me një plumb në këmbë. Autorët janë zhdukur dhe kanë lënë pas vetëm një makinë të djegur. Dyshohet se Zamiri është vënë në shënjestër pasi ka qenë e pamundur depërtimi tek i vëllai që ndodhet në Greqi.

Emri i Kalemit përfshihet në një hakmarrje të përgjakshme shqiptare që arrin deri në Belgjikë. Atentati i fundit u bë në dhjetor, kur 52-vjeçari do të lirohej pasi kishte kaluar disa muaj në burgjet greke. Por teksa qëndronte në burg, egjiptiani i ishte afruar me mjetin prerës të fshehur në pëllëmbën e tij. Autori dyshohet se është pajtuar nga kreu i një tjetër bande shqiptarësh, që ndodhen të prangosur në një tjetër burg. Kalemi i ka shpëtuar një atentati natën e 9 gushtit 2023 në Paxos, teksa ishte me pushime me tre fëmijët dhe gruan e tij. Ai e qëlloi 10 herë me armë zjarri dhe 52-vjeçari i plagosur rëndë u transportua me skaf në bregdetin e Epirit dhe prej andej në spitalin e Janinës, ku mjekët i shpëtuan jetën. Prita iu bë për larje hesapesh nga një "i dërguar special" i mafies shqiptare.

Kalemi është një i afërm i Aleksandër Sadikajt, i cili dyshohet se është ekzekutuar me urdhër të biznesmenit Edmond Papa, gjithashtu i ekzekutuar.  Papa ishte aksioner i hotelit "Blue Sky" në Sarandë. Sadikaj, një kushëri i 52-vjeçarit, u vra në vitin 2022 nga një bombë që u vendos në makinën e tij. Disa muaj më vonë biznesmeni Papa u ekzekutua në Tiranë. Për vrasjen e Papës u arrestua miku i Kalemit, Albano Velo dhe Andrea Bode u shpall në kërkim. Kalemi është bashkëpronar i firmës "Shiza Kalemi" në qytetin e Memaliajt, pranë Tepelenës, për shitje me pakicë dhe shumicë produktesh, restorante, pika servisi, parkingje, lavazhe, hotele, etj. Në vitin 2001, Kalemi u arrestua nga forcat speciale shqiptare RENEA. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar nga organet e drejtësisë belge, pasi u akuzua për vrasjen vëllezërve shqiptarë Mevlan dhe Adriatik Kaka, në bashkëpunim me vëllain e tij, Fatmir Kalemi./ZËRI

Poll

MOS HUMB