Aktualitet

ZËRI siguron pamjet/ Ja ku u plagos Zamir Kalemi, Policia ‘në këmbë’

ZËRI ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, zonë e cila është e rrethuar nga forca të Policisë së Shtetit.

k.m.

ZËRI siguron pamjet/ Ja ku u plagos Zamir Kalemi, Policia ‘në

TIRANË- Vëllai i Adriatik alias Andrea Kalemit është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë. Shënjestrës, Zamir Kalemit, i kanë zënë peitë në zonën e Selitës por nuk fatmirësisht nuk ia kanë dalë ta ekzekutojnë. Kalemi ka marrë vetëm një plumb në këmbë. ZËRI ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, zonë e cila është e rrethuar nga forca të Policisë së Shtetit.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Z. K., rreth 35 vjeç, i cili është transportuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e DVP Tiranë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB