Aktualitet

PLANET në “SKY”/ Shullazi porosi për Tesi Bashon: 1 mln euro jep 'Visi' për Durim Bamin, ka për të bërë festë Policia

Shullazi i ka treguar Bashos se Fatmir Hyseni, Gëzim Sinomati alias “Buzëderri” dhe “Çipuri” janë personat që kanë gisht në vrasjen e mikut të tij, në Durrës...Edison Harizajt (i njohur si Faqedjeguri).

k.m.
PLANET në “SKY”/ Shullazi porosi për Tesi Bashon: 1 mln
Emiliano Shullazi, Durim Bami dhe Tesi Basho

TIRANË- Emiljano Shullazi, edhe pse i mbyllur brenda mureve të qelisë së burgut "313", prej kohësh ishte angazhuar për të gjetur një mënyrë për të eliminuar Durim Bamin. Por jo vetëm, në shënjestër kishte edhe Fatmir Hysenin (Doqja), por këtë të fundit duket se e konsideronte si një shënjestër më të vështirë për t'u kapur. Kështu që në planin që bëri me Tesi Bashon, shqyrtuan mundësinë për të marrë peng Armando Sulejmanin alias “Çipuri”, mikun e ngushtë Fatmir Hysenit.

Gazetari Elton Qyno shkruan në artikullin e tij për "OraNews" se në fakt qëllimi i Shullazit ishte që të kapte "Çipurin", që më pas ky i fundit të torturohej dhe të zbulonte rolet e grupit ku ai bënte pjesë (kush "gjuan", kush financon), më qëllim që të godisnin kokën.

Aryseja?

Shullazi i ka treguar Bashos se Fatmir Hyseni, Gëzim Sinomati alias “Buzëderri” dhe “Çipuri” janë personat që kanë gisht në vrasjen e mikut të tij, në Durrës...Edison Harizajt (i njohur si Faqedjeguri). Por përveç hakmarrjes personale për vrasjen e "Faqedjegurit", Shullazi kishte marrë përsipër të gjente njerëz edhe për mikun e tij, Ervis Martinaj. Ky i fundit kërkonte vrasjen e Leonard Dukës dhe Durim Bamit, pasi marrin pagesë të mirë. Madje për Durim Bamin ofronte 1 milionë euro, duke shtuar se nëse vritej do të bënte festë edhe Policia e Shtetit, edhe hasmit (që sipas tyre Bami i ka me shumicë).

Më 13 prill 2020 Emiljano Shullazi komunikon me Satiliano Basho në lidhje me personat që kanë vrarë Edison Harizaj dhe shprehet që: ...njërin duhet ta marrim (marrim peng) gë të dim se kush qëllon dhe të dimë se ku të trokosim pastaj. Epo ku ma gjen dot "Doqen" (Fatmir Hyseni).

Pasi kryen punë me porositë për Hysenin, Shullazi jep porositë e tij edhe për Leonard Dukën, për të cilin ofron pagesë të mirë për ta eliminuar. 

“... Është ky Nardi Duka nga Tirana, thonë që rri në Spanjë. Kemi çuna që e bëjnë andej? Nuk e di për adrresë por po e gjetëm marrim mirë aty. Mbaro këtë arrestin një herë (Satiliano Basho në këtë periudhë është me masë sigurie “arrest shtëpie”). Pastaj këtej nga Durrësi të bëjmë ndonjë gjë. Jam dobët me informacionin aty dhe s’po çaj dot, s’po dalin fare pisat…”.

Megjithatë "misionin" nuk e lë pas dore...

Në datën 17 dhe 18 Maj 2020, Emiljano Shullazi komunikon me  Basho dhe diskutojnë në lidhje me automjete që do përdorin për vrasje, e duket se të zgjedhurat janë një furgon, një ambulancë dhe për “Range Rover”. Mjetet do lyheshin me ngjyrë të bardhë për t'u përngjarë makinave të Policisë. 

Në 24 Maj 2020, Shullazi diskuton për herë të fundit me Bashën për personat që ai dyshon se kanë vrarë Edison Harizajn, duke përmendur për herë të parë edhe vëllain e Sokol Sinomatit, Bernardin. 

“...duhet kapur ai "Çipuri" (Armando Sulejmani) që të tregoj se kush ka gjuajtur, duhet me marr vesh se kush gjuan...me atë Durim Bamin, është ai nga Fushë-Kruja, di ndonjë që ka muhabet andej nga Vlora? Se për atë mbushin 1 miljon euro. Këtë muhabet e bëj me ty dhe nuk dua që ta marri vesh njeri ça flasim bashkë. Dur Bami të pret në besë duke ngrënë bukë, ai ka njëqind hasmër, do bëj festë Policia. As nuk do e kërkoj njeri atë muhabet. Po hiç arrestin një herë, se kam rob unë atje që të afrojë…..duhet me gjetë atë që ka gjuajtur vëlla se z’bën. Pra ti thua "Çipuri" Armando Sulejmani) me vëllain e "Buzëderrit" (vëllai i Sokolit ështëBernard Sinomati) kanë gjuajtur…?...mbyll atë gjyqin të që të jesh vetë në lëvizje për këtej nga Durrësi, apo nuk e kalon qarkun e Vlorës ti? Vlla Tirana është pak problem, ama sa kalon “Caza Italia” nuk e rruan kush. Andej nga kam hall unë nuk kalon Policia vetëm një herë në ditë…”./ZËRI

Poll

MOS HUMB