
FIER- Një krim pasioni ndodhi pak ditë më parë në Fier, ku një 39-vjeçar ka goditur me thikë për vdekje bashkëjetuesin e bashkëshortes së tij. Për ngjarjen tashmë ka folur edhe 27-vjeçarja, e cila tregoi se bashkëshorti i tij kërcënonte atë dhe 23-vjeçarin, Xhimi Baka, kështu që të dy kishin bërë disa denoncime pranë Komisariatit të Fierit. Në rrëfimin e saj në emisionin "Me zemër të hapur", e reja, nënë e tre fëmijëve tregoi se ishte në pritje të fëmijës së katërt me të riun Baka.
“Ngjarja do më mbesë traumë gjithë jetën! Me Xhulianon nuk është bërë shkak Xhimi për divorcin. Kanë qenë probleme të tjera, nuk mund ta shtyja dot më me atë njeri. Hynte në burgje në Itali, Marjus është emri i tij i vërtetë. Kishim 9 vite bashkë. 2.5 vite ishim thuajse të ndarë jetonim në dhoma të ndarë, rrinim vetëm për hir të fëmijëve. I thoja do të ndahemi dhe më thoshte të vras madje më ka nxjerrë thikën edhe para fëmijëve. Më vinte poshtë shtëpisë më ofendonte më shante kërcënonte. U kishte thënë edhe familjarëve të mi se do më zhdukte. Në se del një mesazh apo foto e nisur nga ne tek ai, futem unë në burg. Mund t’i kem thënë e dua Xhimin, por kurrë ato pisllëqe që pretendon ai. Si mund të nisja diçka të tillë, kur nuk i kisha pranuar që kisha një lidhje. Më telefononte deri në 2 të natës me pretekstin a kishin fjetur fëmijët apo jo.
Unë jetoja me motrën, por Xhimi jetonte pranë meje në një shtëpi tjetër. Kishim lënë që gjithçka të bëhej zyrtare pas divorcit zyrtar. Ai na kërcënonte vazhdimisht, shkonim në Polici dhe na thoshin "hë moj se nuk ju vrau vërtetë". Xhimi me datë 1 korrik ka vajtur për të bërë kallëzim. I thoshte "çfarë po prisni? po prisni të derdhet gjaku?”. Ai e merrte çdo ditë në telefon për ta kërcënuar. E merrte Xhimin dhe prindërit e tij për t'i kërcënuar. Ai vetëm këtë muhabet i bënte fëmijëve, biçakun e mbante gjithmonë me vete. Ishim poshtë shtëpisë dhe Xhuljano po më thoshte fjalët më të ndyra. Në atë moment kaloi Xhimi. Xhuljano nuk po pyeste më kë kapte thika, desh goditi edhe mbesën time 3-vjeçe. U kthye dhe i tha fëmijëve 'iku Bushi'. Pastaj unë nisa të vrapoja, po kërkoja për Xhimin, ishte pa ndjenja. Kishte marrë 4 thika në zemër dhe 3 në bark. Nuk e bëri në gjaknxehtësi. E goditi 7 herë që ta vriste. Ai e thoshte natë për natë se do ta vriste. Kisha frikë edhe unë se mos më vriste. Në polici kam shkuar mbi 7 herë, kam shkuar me prova me video dhe voice që më kishte kërcënuar. Më thonin “Hë se nuk ju vrau vërtetë”. Me këtë na përcillte policia. As nuk e thërrisnin t’i thonin mos iu afro sepse është me urdhër mbrojtje. Më thoshte nuk e di ti që unë i kam të tërë miq dhe nuk më gjen gjë? Bashkëjetuesja: Nuk kisha mundësi që ta paguaja dhe kërkova një avokat shteti.
Edhe xhimi thonë që ska bërë kallëzim, por ai ka qenë 3 herë dhe njëherë kemi qenë bashkë. Është për të vënë duart në kokë, unë jut hoja policivë që më vjen poshtë pallatit me thikë, policët më thonin vjen për serenata, ata talleshin. Ngjarja do më mbesë traumë gjithë jetën! Me Xhulianon nuk është bërë shkak Xhimi për divorcin. Kanë qenë probleme të tjera, nuk mund ta shtyja dot më me atë njeri. Hynte në burgje në Itali, Marjus është emri i tij i vërtetë. Kishim 9 vite bashkë. 2.5 vite ishim thuajse të ndarë jetonim në dhoma të ndarë, rrinim vetëm për hir të fëmijëve. I thoja do të ndahemi dhe më thoshte të vras madje më ka nxjerrë thikën edhe para fëmijëve. Më vinte poshtë shtëpisë më ofendonte më shante kërcënonte. U kishte thënë edhe familjarëve të mi se do më zhdukte. Në se del një mesazh apo foto e nisur nga ne tek ai, futem unë në burg. Mund t’i kem thënë e dua Xhimin, por kurrë ato pisllëqe që pretendon ai. Si mund të nisja diçka të tillë, kur nuk i kisha pranuar që kisha një lidhje. Më telefononte deri në 2 të natës me pretekstin a kishin fjetur fëmijët apo jo. Unë jetoja me motrën, por Xhimi jetonte pranë meje në një shtëpi tjetër. Kishim lënë që gjithçka të bëhej zyrtare pas divorcit zyrtar," u shpreh ajo.
I riu nga Fieri u bë viktimë e xhelozisë së bashkëshortit të bashkëjetueses së tij. E dashura e tij ishte në një proces divorci me të shoqin e saj, Xhulian Miho, por në kushtet kur padia nuk kishte kaluar ende në fazë shqyrtimi nga Gjykata e Fierit, ajo kishte vendosur që të shkonte dhe të jetonte me të dashurin e saj të ri./ZËRI