Aktualitet

Ngacmoi seksualisht vajzën e tij, arrestohet 50-vjeçari shqiptar në Greqi

50-vjeçari akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj vajzës së tij minorene dhe vajzës së bashkëshortes së tij.

F.I
Ngacmoi seksualisht vajzën e tij, arrestohet 50-vjeçari shqiptar
FOTO ILUSTRUESE

GREQI-Një 50-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Messini të Greqisë, pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj vajzës së tij minorene dhe vajzës së bashkëshortes së tij. Mediat greke raportojnë se mbi 50-vjeçarin rëndon akuza e 'abuzimit me të miturë'.

Shqiptari u arrestua pasditen e djeshme, pasi ai ishte shpallur në kërkim prej kohësh nga autoritetet policore. Raportohet se denoncimi i bërë nga familjarët e 50-vjeçarit ka të bëjë me incidente të ndodhura mes viteve 2016 dhe 2021. Bëhet fjalë për pesë raste të abuzimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB