
KËLCYRË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Këlcyrë, ku shoferi i linjës së transportit të nxënësve është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualish një nxenëse 14 vjeç.
Ka qenë nxënësja Klarita C. nga fshati Katundisht, e cila është ankuar tek mësuesja e saj në shkollën 9 vjeçare "Kamber Bënja" në Këlcyrë. Më pas, janë vënë në dijeni autoritetet policore të Përmetit duke bërë që vajza të dëshmojë në praninë e psikologut mbi rastin.
Sipas dëshmisë së 14-vjeçares, shoferi i identifikuar si Nikolin.J., kishte kohë që e ngacmonte, duke arritur në prekje fizike. Shoferi aktualisht po mbahet në dhomat e paraburgimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër derisa Gjykata e Faktit të shprehet brenda 48 orëve me një vendim.