
TIRANË-Katër punonjës të Gardës së Republikës janë pezulluar nga detyra me motivin se nuk përmbushën detyrën. Pezullimi lidhet me incidentet e ndodhura në Kuvend gjatë seancës së të enjtes (9 Nëntor), ku tre deputetë të Partisë Demokratike ndezën tymuese në sallë si pjesë e aksionit të opozitës për të penguar punimet e seancës plenare.
Punonjësit nuk përmbushën detyrën për ndalimin e tymueseve në seancë. Gjithashtu ditën e sotme të tre deputetët janë përjashtuar nga sekretariati i etikës për dhjetë ditë pas incidentit.
Ishte deputeti Korreshi, ai i cili ndezi tymuese në seancën e Parlamentit, këtë të enjte, ndërs dy deputetet e tjera, Metaliaj dhe Hoti, kishin fshehur flakadanët në çantat e tyre. Të tre do t'i bashkohen pjesës tjetër të deputetëve që janë përjashtuar më herët nga punimet e Kuvendit, po ashtu për trazira në sallë. Kjo si pjesë e aksionit të opozitës për të kundërshtuar ngritjen e Komisioneve hetimore për disa dosje, përmendim koncesionet apo dhe rrjedhjen e të dhënave nga TIMS./Zëri.ai