
TURQI- Pas arrestimit të Dritan Rexhepit në Stamboll këtë të premte mediat në Ekuador kanë risjellë në kujtesën e publikut vrasjen e ish-kandidatit për President të Ekuadorit Fernando Villavicencio. Ky i fundit e kishte përmenduar Rexhepin disa herë në tubimet e tij publike para se të ekzekutohej. Sipas Villavicencio, Rexhepi kishte kryer parregullsi për të mos u paraqitur as për të firmosur para oficerit që e monitoronte kur ai rifitoi lirinë.
Madje ish-kandidati për President deklaronte se në mënyrë korruptive Dritan Rexhepi kishte marrë një vendim gjykate që i hiqnin dhe prangat elektronike duke mos qenë kështu nën kontrollin e Policisë, duke i dhënë kështu mundësinë të largohej nga Ekuadori.
Fernando Villavicencio, për këtë çështje, denoncoi zyrtarisht në Prokurori 17 persona: Dritan Rexhepin, gjyqtaren Poma Chamba, një avokate, shtatë zyrtarë, gjashtë mjekë nga Spitali del Guasmo dhe një mik i shef.shqiptar.
Dritan Rexhepi u arrestua këtë të premte në Stamboll, Turqi. Ai bënte një jetë luksi në Turqi dhe jo vetëm. Edhe pse kishte tentuar që të fshihej dhe të mos binte në sy të Policisë, gjë për të cilën ishte i njohur, duket se kësaj here nuk ia doli. Ai u kap brenda një vile, ku u sekuestruan edhe sasi të konsiderueshme parash, armë, municione, bizhuteri etj.
Nga pamjet e nxjerra nga Policia turke, Rexhepi ishte i vetëm në vilë, ndërkohë që gjatë qëndrimit në Ekuador lidhi kurorë me një vendase, me të cilën solli në jetë dhe një fëmijë. Por mesa duket në Turqi kishte zgjedhur që të qëndronte vetë.
43-vjeçari konsiderohet një prej bosëve të drogës në Itali. Ai u arratis pasi u lirua me kusht në vitin 2022 në Ekuador dhe deri më sot, nuk kishte asnjë gjurmë nga ana e tij./Zëri.ai