Aktualitet

Nga një kryebashkiak tek tjetri, emri i Stefan Çipës del në dosjen e SPAK, Ahmetaj i dha numrin Zotos

Ahmetaj ia ka dhënë, por në dosje nuk bëhet me dije se çfarë ka ndodhur më pas mes tyre.

F.m
Nga një kryebashkiak tek tjetri, emri i Stefan Çipës del
Stefan Çipa

TIRANË- Stefan Çipa, i cili ka qenë kryebashkiak në Sarandë si dhe ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve ka dalë në dosjen e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Në dosjen e siguruar nga ZËRI, shihet se ish/zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj që është në arrati është përpjekur të vendosë në urë kontakti mes Çipës dhe Klodan Zotos. Ka qenë Zoto ai që ka shkuar në Sarandë dhe i ka kërkuar numrin e tij të celularit Ahmetajt. Ahmetaj ia ka dhënë, por në dosje nuk bëhet me dije se çfarë ka ndodhur më pas mes tyre.

Pjesë nga dosja:

28. Nga të dhënat e përftuara nga ekspertimi kompjuterik i kompjuterave të sekuestruara personit nën hetim Klodian Zoto, janë evidentuar disa biseda të shkarkuara që lidhen me qytetin e Sarandës.

Mireli i shkruan Arbenit: Mirëmëngjes. Sapo mbërrita në Sarandë. Të lutem më dërgo numrin e tel të Zotërisë.

Arbeni i shkruan Mirelit: 069 ******* stefan cipa¹.

Klodian Mërtiri i dërgon Local User -it (kompjuteri në këtë rast përdoret nga personi nën hetim Klodian Zoto) këtë sms në orën 08.40.11: 069****** stefan cipa

Mireli i shkruan Arbenit: duhet të flasim pak edhe për sarandën.

Arbeni i shkruan Mirelit:... Pa merak.

Mireli i shkruan Arbenit: Fratelo pa të shqetësuar si e ke kohën.Patjetër, mos e vri mendjen. Natën e mirë.

Arbeni i shkruan Mirelit: Nesër vëlla paradite se jam shumi lodhur si thua.

SPAK e ka marrë të pandehur ish zv/kryeministrin Ahmetaj për disa akuza si korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Në SPAK gjithashtu është thirrur si dëshmitare edhe ish-bashkëshortja e tij, Albina Mançka. Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur edhe Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, të cilët nuk janë vënë në prangat e policisë, lidhur me fraksionin e ndarë të inceneratorit të Elbasanit. Sipas prokurorisë së posaçme, Ahmetaj ka përfituar rryshfet nga bosët e inceneratorëve, si pasuri të paluajtshme si dhe në formën e dhuratave apo pagesës së udhëtimeve. Ahmetaj aktualisht ndodhet në Zvicër, ku i është refuzuar kërkesa për azil politik, ndërsa vijon akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama, për lidhje me bandat dhe me krimin e organizuar.

Poll

MOS HUMB