Aktualitet

5 mln euro kredi! Zoto e Mërtiri ‘futën në dorë’ Ujësjellësin në Fier, kryebashkiaku s’u doli në kafe, biseda: Duhen lekë o la!

Zeqaj shprehet gjithashtu se nuk ka qenë dakort për emërimin e Totës drejtor dhe se ka qenë shumë i tronditur në periudhën 2012-2013, kur ka mësuar se Bordi i Ujësjellës Kanalizime Fier do të merrte një kredi për sahatet.

F.m
5 mln euro kredi! Zoto e Mërtiri ‘futën në dorë’
UKF

TIRANË- Në dosjen e siguruar nga ZËRI zbulohet se si influenca e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj u ka shërbyer biznesmenëve Klodian Zoto e Mirel Mërtiri që të ‘shtinin në dorë’ Ujësjellësin e Fierit. Në bisedat e zbardhura nga SPAK, duket se Ahmetaj, Zoto e Mërtiri flasin për një ‘punë’ në Ujësjellësin e Fierit, pas emërimit të Salarjon Totës si drejtor. Gjithashtu, në këtë institucion, Klodian Zoto është emëruar këshilltar ligjor i drejtorit të përgjithshëm shtetasit Salarjon Tota, që është bashkëshorti i ministres Elisa Spiropali, me kohë të pjesshme nga data 14.01.2013 deri në 01.08.2014. Përmes Ahmetajt, Zoto e Mërtiri kanë kërkuar që të ulen e të bisedojnë me kryebashkiakun e Fierit në atë kohë, Baftjar Zeqaj, por ky i fundit, pavarësisht se në mesazhe ka rënë dakort parimisht për të konsumuar një kafe, por nuk u ka dalë në takim.

Zeqaj shprehet gjithashtu se nuk ka qenë dakort për emërimin e Totës drejtor dhe se ka qenë shumë i tronditur në periudhën 2012-2013, kur ka mësuar se Bordi i Ujësjellës Kanalizime Fier do të merrte një kredi për sahatet. Sipas tij, Bordi mori vendim për kredinë e re në vlerën 5 milion Euro, një kredi e pajustifikuar që minonte gjithë investimin e bankës gjermane. Por, shton se nuk e di nëse kanë qenë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri personat që kanë marrë Kredinë dhe kanë sjellë Sahatët.

Pjesë nga dosja:

27. Nga të dhënat e përftuara nga ekspertimi kompjuterik i kompjuterave të sekuestruara personit nën hetim Klodian Zoto, janë evidentuar disa biseda të shkarkuara që lidhen me qytetin e Fierit.

Mireli i shkruan Arbenit: Fratelo sa u nisa nga fieri, çdo gjë vajti shumë mirë. Flasim.  Ke kohë të pimë kafe nesër. Thank you my friend.

Arbeni i shkruan Mirelit: Bravo. Po mo flasim. Pleasure.

Klodian Mërtiri i shkruan Klod Zotos: Ca behet o la.

Klod Zoto: Ok

Klodian Mërtiri: Para tek porta e qkr jam. Te pres ???

Klod Zoto : Ok

Mireli i shkruan Arbenit: Të lutem dua të të takoj 2 min.

Arbeni i shkruan Klodit (Mirelit): Më dërg sms?

Mireli: Asgjë me problem, një shkrim të baftjarit. Sa po mbarojmë tek Qkr jam.

Arbeni i shkruan Klodit (Mirelit):: Më thuaj. Ca bëte atje tek qkr?

Klodian Mërtiri i shkruan Klodian Zoto-s: Tel....

Klodian Zoto i shkruan Klodian Mërtirit: / min

Mbaroi me sukses. Urime PS Përmet.

Arbeni i shkruan Klodit (Mirelit): Bravo.

Po fratelo kemi ekstraktin në dorë, tani po ua dërgojmë.

Klodian Zoto i shkruan Klodian Mërtirit

Arbeni i shkruan Klodit (Mirelit):: E regjistruat? Bravo. 

Mireli: Ju bë ndopak qejfi Gilbertit... Je i paparë.

Arbeni i shkruan Klodit (Mirelit):: Je tigre. U prish n...nga qefi.

Klodian Mërtiri i shkruan Klodian Zoto-s: Ca bere.

Klodian Zoto i shkruan Klodian Mërtirit: Duro dhe 10 min

Klodian Mërtiri i shkruan Klodian Zoto-s:Ca te bej e kisha fjalen......

Klodian Zoto ni shkruan Klodian Mërtirit: Duro dhe 10 min

Klodian Mërtiri i shkruan Klodian Zoto-s: Te lokali ku ishim jam

Klodian Zoto i shkruan Klodian Mërtirit: Ok

Mireli (Klodi) i shkruan Arbenit: "Baftjari është në Tiranë. Sapo më thanë. Të lutem është shumë e rëndësishme mos bën ndonjë muhabet pa lidhje në Ministri të Transporteve..."......

Në ndërthurrje me të dhënat e evidentuara nga ekspertimi i aparatit telefonik të markës "Blackberry", i cili është gjetur gjatë kontrollit të banesës së personit nën hetim Albina Maçka, aparat telefonik në përdorim të personit nën hetim Arben Ahmetaj, janë evidentuar disa komunikime, që përputhen me ato të gjendura në kompjuterat e personit nën hetim Klodian Zoto. Ndër të tjera është gjeneruar edhe një mesazh në të cilën përmendet emri i "Klod Mertirit". Ky mesazh rezulton të jetë dërguar nga shtetasi Arben Ahmetaj, në datë 13.09.2012, ora 15:27, drejtuar kontaktit të tij të regjistruar me emër "Baftjari Fier" me numër telefoni "06940*****". Në përmbajtje të mesazhit, Arbeni i kërkon Baftjarit që të ulen një ditë për kafe së bashku me Klod Mertirin.

Permbajtja e mesazhit te plote: Arben Ahmetaj, ora 15:27: "I dashur dua te ulemi kto dite per kafe un ti dhe klod mertiri. Ben Ahmetaj.

Pasi personi nën hetim Arben Ahmetaj i ka dërguar mesazh Baftjarit për t'u takuar së bashku me Klod Mërtirin, në datë 15.09.2012 ora 10:01:06, i ka kërkuar sërisht një takim.

Komunikimet e datës 15.09.2012: Ora 10:01:06, Arben Ahmetaj: Kur t'mbaroje, ulemi per kafe me klodin? Ben ahmetaj

Baftjari Fier: Po

Arben Ahmetaj: Ok....Te falenderoj shume

Nga disa verifikime, si dhe nga konteksti i mesazheve që zhvillohen ndërmjet Klodian Mërtirit, "Baftjari Fier" bën fjalë për shtetasin Baftjar Zeqaj, asokohe kryetar i bashkisë Fier.

...Klodian Mertiri: Nga fieri u be ndonje pagese ???

Zoto: Se di po do pyes...Eshte ne mbledhje ne levan sa te mbaroje do te meret me ate pune

Klodian Mertiri : Po cne ne Levan, a se kan ne Fier ata ???

Zoto: E kan edhe ne levan dhe gjithandej se te gjithve ju ka shkuar letra

Klodian Mertiri: Ok Me thuaj sa te mbarojne... Ca behet o la.

Zoto: Asgje Akoma

Klodian Mertiri: Po ne Levan si vajti

Zoto: Po ska mbaruar akoma prandaj them asgje

Klodian Mertiri: Ndonje lajm...

Zoto: Ata jane akoma ne mbledhje se po ndajne shtepite per strehim te papare

Klodian Mertiri: Me thuaj ndonje gje kur te kesh te reja.... Flet dot?...O klodi flet dot. me kthe pergjigje...

Klodian Mertiri: Te lutem ke mundesi tu kerkush atyre te Tirana Leasing cfare makinash kane gjendje dhe cmimet. Faleminderit... Ca bere o la... Ca u be per pagesen o la... Ca u be me beratin

Zoto: Per pagesen nuk eshte bere asgje

Klodian Mertiri: Sduan ta bejne a si eshte puna o la

Zoto: Per beratin akoma po pres se ai me tha prit xhan te lutem se sa te mbaroj do te te mar vete

Klodian Mertiri: Ok.Me thuaj ca po behet se me duhen ca leke patjeter o la ....

Shtetasi Klodian Zoto, ka pasur marrëdhënie kontraktuale pune, pranë sh.a. Ujësjellës Kanalizime

Fier me detyrë këshilltar ligjor i drejtorit të përgjithshëm shtetasit Salarjon Tota, me kohë të pjesshme nga data 14.01.2013 01.08.2014, emëruar sipas urdhërit të këtij të fundit me nr. 44/4 prot datë 14.01.2013.

27.2. Gjithashtu nga kqyrja e të dhënave në sistemin tatimor C@tas, rezulton se shoqëria tregtare "Teo Alb Shpk" me nipt L020120010, me administrator shtetasin Konstantinos Aloupis, nga analizimi i librave të blerjes dhe të shitjes të deklaruara në organin tatimor, evidentohet se ka kryer shitje te shoqëria "Ujesjelles Kanalizime sha Fier" Sh.p.k me nipt J63423411D, nga 21.12.2010 deri më datë 04.03.2016, në një vlerë totale prej 391,228,156 lekësh.

27.2.1. I pyetur më datë 13.11.2023, shtetasi Baftjar Zeqaj, ka deklaruar se "...prej vitit 2003 deri në vitin 2015 kam qenë Kryetar i Bashkisë Fier. Për një periudhë 6 mujore kam qenë Drejtori i Kompanisë së Naftës "Albpetrol". nuk e mbaj mend vitin e saktë se kur kam qenë Drejtori i Kompanisë së Naftës "Albpetrol", por kujtoj se kam dhënë dorëheqjen përpara se të bëhesha Deputet. ...numrin celular e kam të regjistruar në emrin tim dhe e kam në përdorim për më shumë se 15 vite....Arben Ahmetaj e kam njohur prej shumë vitesh si anëtar të Partisë Socialiste dhe rolin që ai ka patur....unë me Arbenin nuk kam patur marrëdhënie shoqërore, por marrëdhënia jonë ishte zyrtare për shkak të interesave të punës dhe të Partisë që përfaqësonim....nuk e mbaj mend të jem ulur me të për shkak se nuk kemi qenë shokë....kam patur të regjistruar me emrin Arben Ahmetaj. Në këtë moment numrin e tij nuk e mbaj mend. ...Salarjon Totën e njoh herët pasi është djali i shokut tim, Luan Tota. Më pas unë e njoh si Drejtor të Ujësjellës Kanalizime Fier, periudhën nuk e mbaj mend. Zgjedhja e tij si Drejtor i UKF është bërë nga Bordi i Ujësjellësit dhe dua të sqaroj se Ujësjellësi nuk ka qenë institucion në varësi të Bashkisë Fier, ku unë edhe mbaja pozicionin e Kryetarit. Dua të sqaroj se në kohën kur Salarjoni u bë drejtor, unë kam qenë kundër këtij vendimi. Në momentin që ai u bë Drejtor i UKF, unë nuk kam patur më marrëdhënie me të. Bordi i Ujësjellësit zgjidhet nga Këshilli i Bashkisë Fier, por kujtoj se Kryetar i Bordit të Ujësjellësit ka qenë Xhevit Bushi, anëtar Kozma Sako, ndërsa anëtaret e tjerë nuk i mbaj mend.

Në lidhje me shtetasin Klodian Zoto deklaron se "... unë emrin e tij e kam dëgjuar vetëm në media. Nuk kam marrëdhënie shoqërore apo fisnore me të, si dhe nuk e mbaj mend të jem takuar me të ...nuk njoh asnjë kompani të Klodian Zotos, si dhe nuk di që ndonjë punë të Bashkisë Fier të jetë bërë nga ndonjë kompani e tij...". Në lidhje me shtetasin Klodian(Mirel) Mërtirin, deklaron se: "...unë emrin e tij e kam dëgjuar vetëm në media. Nuk kam marrëdhënie shoqërore apo fisnore me të, si dhe nuk e mbaj mend të jem takuar me të ...nuk njoh asnjë kompani të Klodian (Mirel) Mertiri, si dhe nuk di që ndonjë punë të Bashkisë Fier të jetë bërë nga ndonjë kompani e tij...."

Në lidhje me me mesazhet e shkëmbyera me shtetasin Arben Ahmetaj deklaron se: "...në mesazhin e datës 13.09.2012, ku Arben Ahmetaj më ka kërkuar për t'u ulur në kafe me të dhe me Klodian Mërtirin, unë nuk mbaj mend të jem ulur. Po kështu, sipas komunikimeve të datës 15.09.2012, Arben Ahmetaj më ka kërkuar për kafe sërisht me Klodian Mërtirin, por unë nuk e mbaj mend që të jem ulur..."I pyetur në lidhje me faktin se sipas komunikimeve të datës 15.09.2012, në orën 10:17 parimisht kanë rënë dakort për t'u ulur në kafe Baftjari, Arben Ahmetaj dhe Klodian Mërtiri e më pas në orën 12:06, shtetasi Arben Ahmetaj dërgon një mesazh me përmbajtje "Të falenderoj shumë". përgjigjet se: "...Nuk e di fare, nuk e bëj dot lidhjen..." Pasi në përgjithësi deklaron se nuk i kujtohet gjë, sqaron se: "...unë kam qenë shumë i tronditur në periudhën 2012-2013, kur mësova që Bordi i Ujësjellës Kanalizime Fier do të merrte një kredi për sahatet. Për dy arsye, së pari ne si Bashki kishim një marrëdhënie shumë të mirë me Bankën Gjermane KFV, pasi investimi i saj kishte nisur dhe ishte në formë kredie, po kështu ishte në fazën përmbyllëse të Ujësjellës Kanalizime Fier. Në atë kohë, nga Bashkia në bashkëpunim me KFV po punohej për rrjetin e brendshëm të ujësjellësit të qytetit. Edhe banka gjermane u shqetësua se po merrej një kredi tjetër dhe ndërkohë që ishte duke u shlyer kredia e tyre, Bordi mori vendim për kredinë e re në vlerën 5 milion Euro. Momenti i dytë që u shqetësova ishte se nuk kishte përfunduar rrjeti i ri dhe nuk kishte pse të nevojteshin sahatet në këtë moment. Se dhe Bordi këtë kredi e ka marrë me emergjencë dhe është marrë sapo është ndërtuar Bordi me drejtorin e ri. Salarjonin. Po kështu unë kam dhënë dy konferenca shtypi ku kam argumentuar se është një kredi e pajustifikuar dhe minonte gjithë investimin e bankës gjermane. Nuk e di nëse kanë qenë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri personat që kanë marrë Kredinë dhe kanë sjellë Sahatët...."

Poll

MOS HUMB