
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, u dënua të enjten e 16 shtatorit me 1 vit burg. Tashmë nga momenti në moment pritet arrestimi i tij, e në këtë kohë, demokrati e ka shfrytëzuar për të përcjellë një mesazh ndjekësve të tij. Në një postim të bërë në Facebook, Salianji shkruan se ky është një moment i vështirë për të. Ndërsa shton se është shumë mirënjohës për mbështetjen që ka marrë nga qytetarët dhe miqtë përgjatë orëve të fundit. ështjes “Babale” u mor me unanimitet të plotë.
Ervin Salianji: Të dashur miq! Jam mirënjohës pa fund nga mbështetja juaj, nga solidariteti me praninë, me telefonatat e mesazhet. Ky është një moment i veshtirë për shtetin e së drejtës e sundimin e ligjit, për demokracinë, për të gjithë ata, mijëra burra e gra, të rinj e të reja me të cilet kemi bërë një udhëtim pa kushte në këto vite të veshtira të përballjes me qeverisjen e keqe, arbitrare, të dhunshme, të korruptuar, të lidhur me krimin. Po duhet t’ju them se asgjë, asgjë nuk është mbyllur. Eshtë një përpjekje e ulët nën brez e tyre, që nuk do na ndalojë, nuk do na shkurajojë në perpjekjen tonë të madhe për një Shqipêri më të mirë. Teksa sot po bëhen gati të zbatojnë urdhêrin e Edi Ramës, vendimin e tij për të më izoluar, dhe të çojnë deri në fund perndjekjen politike, ata kurrë nuk do ja dalin të vendosin si normë se denoncimi i krimit, qenka faj. Nuk do ja dalin kurrë ta vendosin rend, heshtjen e mbylljen e gojës. Dhe për këtë garancia e madhe jeni ju, demokratët e guximshem, qytetarêt e lirë që më keni mbeshtetur në gjjthë këto vite. E vërteta do na bêjê më tê mirê. Dhe e verteta që po sulmohet, po goditet, po burgoset sot është se Edi Rama është produkt i krimit i bandave. Sepse bëri Ministër të Brendshëm hetuesin e komunizmit dhe lidhjen mes bandave dhe tij, sepse përdori çdo institucion për ta mbrojtur e manipuluar çështjen. Sepse korrupsioni është i shtrirë ngado. Sepse me para të pista e me banditë ai blen vota e ruan pushtetit. E vërteta është se asnjë qeveri nuk ja del të qendrojë gjithnjë në këto themele të kalbura. Të dashur miq! Do të jemi bashkë çdo ditë dhe më të fortë. Do të jemi bashkë shumë shpejt e do punojmë me zemer e perkushtim për ta hequr këtë të keqe që i ka zënē rrugën vendit. Dhe do ja dalim. Falenderime
Gjykata e Apelit la dje në fuqi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës, që e dënoi deputetin e Partisë Demokratike me 1 vit burg, për akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen ‘Babalja’. Vendimi i Gjykatës së Apelit i hap rrugë arrestimit të Salianjit, i cili pritet të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Salianji humb në mënyrë të menjëhershme mandatin e deputetit, për shkak se vendimi i Apelit ekzekutohet pa vonesa, edhe pse politikani demokrat, mund ta apelojë çështjen në Gjykatën e Lartë. Neni 71, pika 2, shkronja dh, e Kushtetutës, thotë se mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.
Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit Fredi Alizoti, Albert Veliun, Jetmir Olldashin si dhe Ervin Salianjin. Në këtë mënyrë merr fund dhe karriera në ngjitje e Salianjit, i cili së fundi ishte caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun e Elbasanit. Dënimi e pengon Salianjin që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë detyra publike./ZËRI